Futboll Shqipëri Sport

“AI ËSHTË ENDE I RI”/ De Biasi: Po të isha tek Napoli, nuk do e largoja Hysajn

Ish-trajneri i Shqipërisë, Xhani De Biazi ka folur rreth ekipit të Napolit dhe për mbrojtësin shqiptar që aktivizohet aty, Elseid Hysaj. Shkodrani duket se është rikthyer në formë nën drejtimin e Gatuzos ku gjeti edhe golin e parë me napoletanët fundjavën e kaluar.

Nisur nga kjo, De Biazi mendon se Napoli do gabojë nëse e largon Elseid Hysajn. “Kundër Barcelonës, Gatuzo mund të bëjë diçka historike me Napolin. Mes fitores dhe humbjes egziston një vijë ndarëse shumë e hollë, prandaj Gatuzo nuk duhet ta ulë përqëndrimin e skuadrës. Lojtarët duhet të jënë të vëmendshëm sepse sezoni nuk ka përfunduar ende”.

Trajneri Italian që kualifikoi për herë të parë Shqipërinë në një kompeticion evropian të futbollit siç ishte Europiani i vitit 2016 u pyet edhe për Hysajn. “Po të isha tek Napoli nuk do ta largoja. Ai është ende i ri dhe mund ti japë ndihmë të rëndësishme skuadrës”, përfundoi De Biazi.

Related posts

E PABESUESHME/ Ja çfarë humb Pogba ndaj Valencias… (VIDEO)

Isa.Autor

Guardiola një gjeni, ja 8 shpikjet e tij taktike që ndryshuan futbollin

Q.Autor

Tjetër dështim i Djokovic, eliminohet edhe nga turneu i Madridit

Sadik.Autor

Leave a Comment