Futboll Kategoria Superiore Sport

7 KUALIFIKIME NË ZONËN E UEFA-S/ Suksesi i Laçit, kur Europa bëhet… detyrim

Laçi mbyll një tjetër sezon të suksesshëm. Që prej vitit 2009, kur dhe u rikthye në Kategorinë Superiore, skuadra kurbinase nuk e njeh fjalën zhgënjim. Përjashto një sezon (2016-2017) ku vuajti shumë për të qëndruar në elitë, në të 10 të tjerat që militon radhazi në Superiore ka qenë i suksesshëm.

Klubi bardhezi vulosi dy javë para përfundimit të këtij sezoni pjesëmarrjen për herë të shtatë në historinë e tij në Ligën e Europës. Gjithashtu, bardhezinjtë e mbyllin për herë të dytë në historinë e tyre si vendi i tretë në kampionat. Ky është një sukses i madh për një klub si Laçi, që ka vetëm 20 pjesëmarrje në elitën e futbollit shqiptar, por gjithashtu vlen të theksohen edhe dy Kupat dhe një Superkupë e fituar në dekadën e fundit.

Këtë sezon, nën drejtimin fillimisht të Sulejman Starovës, e më pas të Armando Cungut, kurbinasit patën pak oshilacione. Me shkodranin në pankinë morën maksimumin veçanërisht në dy fazat e fundit të kampionatit. Nesër Laçi shkon në Durrës për javën e fundit, por kokën lart, pikërisht si skuadra që e ka të sigurt vendin e tretë. Në rast se fiton me Teutën, atëherë bardhezinjtë mund të ketë shanse edhe për vendin e dytë, por gjithnjë e kombinuar si variant me një rezultat negativ të Kukësit në Gjirokastër.

laci grumbullimi

Gjithsesi, misioni i bardhezinjve u arrit këtë sezon dhe presidenti Pashk Laska e drejtori Naim Halili tashmë kanë nisur punën për merkaton e verës. Përforcimet do të jenë pikërisht në ato vende ku ka nevojë skuadra. Dëmtimi i mbrojtësit Abdurrahman Fangaj ka prishur jo pak planet, por gjithsesi drejtuesit i kanë hedhur tashmë piketat. Emra si Filip Gligorov apo Bojan Najdenov janë lakuar si përforcime.

Related posts

MERKATO/ Real, Liverpool dhe Chelsea duan sulmuesin më të kërkuar në botë

F.autor

Në derbin mes Milan dhe Inter fitojnë mërzia dhe VAR

Sadik.Autor

TABELA/ Kanë provuar 7 stadiume të ndryshme, Kukësi zbraz xhepat si… pritës

Delo.autor

Leave a Comment