Futboll Premier League Sport

AKORD 80 MILIONË EURO/ Bomberi i Premier League drejt transferimit tek… Juventus

Pas transferimit të Kristiano Ronaldos te Juventusi, media spanjolle dhe sidomos ajo madrilene është bërë shumë e kujdesshme në lidhje me lëvizjet në merkato të klubit bardhezi dhe lajmi i bujshëm mbi kampionët e Italisë vjen pikërisht nga media iberike.

raul himenez

Sipas të përditshmes “AS”, Juventusi e ka mbyllur pasditen e djeshme akordin me anglezët e Uolverhemptonit për sulmuesin meksikan, Raul Himenez. Sigurisht që ky nuk është një emër i ri që afrohet me torinezët, duke qenë se për futbollistin 29-vjeçar flitet prej disa muajsh, si ai që do të zëvendësojë Gonzalo Higuainin dhe do të formojë dyshen e sulmit me Kristiano Ronaldon, të mbështetur nga Dibala.

Por nëse deri pak ditë më parë, Uolves kishte nënvizuar se kërkonte të paktën 100 milionë euro për Himenezin, dje duket se ka ardhur zgjidhja e marrëveshjes dhe Juventusi ka rënë dakord me “Ujqërit” për shifrën e 80 milionëve, e cila pritet të paguhet në dy këste të barabarta brenda verës së vitit 2021.

Related posts

MBAHET LARG FUSHAVE MË SHUMË SEÇ DUHET/ Nainggolan: Jam kritikuar shumë tek Interi. Të gjithë…

Delo.autor

Letra e plotë, FSHF refuzon kërkesën për kontroll të Tatimeve

Sadik.Autor

TIRANA TENTON RIKTHIMIN E SULMUESIT NGO/ Anglezi refuzoi 8500 euro rrogë dy muaj më parë, por tani…

Delo.autor

Leave a Comment