Futboll Seria A Sport

ANALIZA/ Në Itali dështoi, me Conten asnjë ndryshim nga Spalletti

Një lojë argëtuese, me dy pjesë të para europiane fantastike në Barcelonë dhe Dortmund, një organizim i hekurt dhe ndjesia se do mund të merrej më në fund titulli nga duart e bardhezinjve. Gjithçka ka sfumuar brenda një kohe të shkurtër.

interiiii
Limitet zikaltër, ashtu si pjesët e dyta të dy ndeshjeve të Champions-it të cituara më parë, në fund kanë fituar mbi gjithçka dhe Interit i mbetet shija e hidhur e të qenit në të njëjtën situatë të dy sezoneve të fundit.
spaleti
NDRYSHIME – Me Spaletin vendi i katërt u arrit për dy vite radhazi në frymën e fundit. Këtë herë, së paku, vendi i pestë ndodhet shumë larg dhe siguria e Champions-it duket të jetë fituar. Por për pjesën e mbetur, pyetja e tifozëve interistë për dy javët e fundit mbetet gjithmonë e njëjta: “Çfarë ka ndryshuar me trajnerin e ri?”. Konte përfiton 11 milionë euro në sezon, ndërkohë që paraardhësi i tij, Spaleti, fitonte (dhe fiton, meqenëse mbetet në borderonë e klubit) 4,5. Nëse konsiderohet fakti që Interi tani ka vetëm një objektiv sezonal (Ligën e Europës në gusht), të shumtë pyesin veten nëse vërtet ndryshimi ia ka vlejtur.
kONTE
Konte ka alibinë e vitit të parë dhe të faktit që nevojitet një periudhë ambientimi përpara se të shikohet një skuadër që merr formën e kërkuar nga trajneri. Të paktë kanë një klub gati t’i kënaqë në thuajse të gjitha kërkesat e merkatos. Ja, merkato: ajo që nervozon më shumë tifozin zikaltër është referimi i vazhdueshëm për limitet e skuadrës.

Edhe pas Veronës frazat e Kontes lënë dyshim lidhur me raportin me drejtuesit mbi planet e së ardhmes. Mbetet fakti i pamohueshëm që një sezon me zero tituj do të kishte vërtet shijen e një dështimi.

Related posts

Federata Gjermane kritikon Ozil dhe Gundogan pas takimit me Erdogan

Sadik.Autor

Sevilla merr një fitore spektakolare, “përmbys” gjithçka në “Wanda Metropolitano”

Q.Autor

Dikur luante me Milanin, sot ish mesfushori kuqezi ka nënshkruar me Mainz

Q.Autor

Leave a Comment