Futboll Shqipëri Sport

Isli Hidi: Pozitive të përmbysësh ndaj ekipit më të mirë, kockë e fortë për të gjithë

Me pritjet e tij në takimin ndaj Tiranës, Isli Hidi ishte protagonist në fitoren që Teuta arriti të merrte me përmbysje. Në një prononcim për “Supersport”, gardiani i durrsakëve është shprehur i lumtur për fitoren e ekipit të tij kundrejt një ekipi që Hidi e konsideron si ndër më të mirët.

“Jemi të lumtur për fitoren ndaj Tiranës që është ndër ekipet më të mira. Ishte ndeshje karakteri në këtë fushë që nuk linte shumë për të luajtur me topin. Shënuam dhe përmbysëm rezultatin. Të përmbysësh rezultatin ndaj Tiranës është diçka mjaft pozitive.

Në futboll të rëndësishme janë pikët. Kemi bërë ndeshje të mira dhe nuk kemi fituar ndërsa sot ishim efikas para portës. Jemi shumë të kënaqur. Futbolli është i tillë. Secili ka përgjegjësitë e veta. Na lejohen edhe gabime.

Me thënë të drejtën jemi skuadër në rritje sepse duke marrë rezultate fundit, me 3 fitore e një barazim jemi në rritje, por jo aty ku duam. Teuta do të jetë e fortë për çdo kundërshtar”, u shpreh Hidi.

Related posts

HUMBI NDESHJEN NDAJ LITUANISË/ Dëmtimi i mesfushorit Sensi kthehet në mister, Mancini mund ta ndëshkojë

Delo.autor

ANKANDI PËR SHITJEN E VLLAZNISË/ Ja kur pritet të shpallet pronari i ri i klubit shkodran…

Delo.autor

Bayern Munich pushon yjet, futbollisti shqiptar luan nga minuta e parë ndaj Eintracht Frankfurtit

Sadik.Autor

Leave a Comment