Futboll Shqipëri Sport

ARBITRAT E SË ARDHMES/ 81 të rinj diplomohen në projektin e organizuar nga FSHF-ja

Sot është zhvilluar ceremonia e diplomimit të 81 djemve dhe vajzave të reja në fushën e arbitrimit. Ky ishte edicioni i dytë i akademisë së arbitrimit, nga ku u diplomuan 12 vajza.

Në ceremoni morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së Ilir Shulku, Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit Tahir Kastrati dhe Shefi i Sektorit të Albitrimit në FSHF Sokol Jareci, me këtë të fundit që është edhe kordinatori i këtij projekti. Edicioni i dytë i Akademisë së Arbitrimit nisi në Tetor 2019 dhe ishte i ndarë në dy faza trajnuese, në teori dhe praktikë. Pjesë e stërvitjes për arbitrat e rinj ishin përgatitja fizike, psikologjike, komunikimi, mjekësia dhe gjuha angleze.

Në fjalën e tij përshëndetëse Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së tha: “Unë do t’ju uroja të gjithëve për iniciativën që ju keni marrë për t’u bërë arbitra të futbollit. Një nismë shumë e mirë, angazhimi në sport dhe konkretisht jeni profilizuar te një sektor shumë i rëndësishëm, arbitrimi i ndeshjeve. Më bëhet shumë qejfi që shoh angazhimin e shumë vajzave në sektorin e arbitrimit. FSHF e ka në prioritet futbollin e femrave dhe angazhimin e tyre në futboll po ashtu dhe angazhimin e femrave në gjykimin e ndeshjeve. Unë shpresoj shumë që sa më shumë nga ju të bëhen së shpejti pjesë e rëndësishme e gjykimit shqiptar, por pse jo edhe atij ndërkombëtar. Kështu që duhet punë, përkushtim dhe padiskutim që kjo ka edhe shumë sakrifica”.

fshf

Një fjalim të shkurtër mbajti edhe Presidenti i Shoqatës së Arbitrave Shqiptarë të Futbollit Tahir Kastrati, ku tha: “Kurorëzojmë më sukses veprimtarinë që ka organizuar FSHF-ja dhe Shoqata e Arbitrave për afrimin, edukimin dhe trajnimin e arbitrave të rinj. Për juve sot është hapur një dritare e re dhe keni një rrugë të gjatë e të vështirë me plot sfida, por pasioni dhe dëshira mund gjithçka. Ju keni marrë bazat kryesore teorike dhe praktike të linjës së gjykimit, ku duhet shumë punë dhe vendosmëri. Që sot ju jeni anëtarë të shoqatës sonë”.

Të diplomuarit u pajisën me diplomën “Arbitër i Kategorisë së Tretë” dhe karriera e tyre nis në Kolegjiumet e qyteteve nga vijnë, duke arbitruar në kampionatet e moshave.

Related posts

BBC apo MCN? Cila treshe është më e fortë?

Q.Autor

GOLI HISTORIK ME SPANJËN/ Familja e Ansu Fati “shpërthen” në festë të “çmendur” (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI 2022/ Ndizet sfida Francë-Kazakistan, Benzema realizon 2 gola për 4 minuta (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment