Futboll Seria A Sport

“SHPËRTHEN” INFANTINO: Katër IDIOTË nuk mund të ndalojnë futbollin, kush FITON do të…

Xhani Infantino, presidenti i FIFA-s, ka komentuar së fundmi vendimin për të luajtur në Madrid finalen e dytë të Kupës së Libertadores. Për “Marca” numri 1 i institucionit më të lartë të futbollit, ka kritikuar tifozët për veprimet e tyre.

“ CONMEBOL e analizoi situatën dhe arriti në vendimin se takimi mes River Plejtit dhe Bokës duhet të luhej në Madridt. Është një rast i jashtëzakonshëm dhe kërkon masa të tilla. Nuk ishte vendimi im, thesht ndihmon CONMEBOL në një moment të vështirë. Gjithmonë është më mirë që ndeshja të luhet. Në stadium ishim 60 mijë persona dhe gjithë bota po priste lidhjen direkte.

Katër idiotë që hedhin gurë nuk mund të ndalojnë futbollin. Pak rëndësi ka sa veta ishin, janë gjithmonë idiotë. Kur morëm vesh se disa lojtarë nuk ishin mirë, vendosëm ta shtynim. Po shoh shumë dhunë, njerëzit duhet të qetësohen. Duhet tu japin shembuj fëmijëve, është vetëm një takim futbolli. Është ndeshje e rëndësishme, kush fiton do të tallet me kundërshtarin për 100 vitet e ardhshme, por përsëri është një ndeshje, jo luftë”, përfundoi Infantino.

Related posts

Cana ngre në qiell Strakoshën dhe Berishën, komenton edhe derbin

Sadik.Autor

Milan, sulmuesit në bankën e të akuzuarve

Sadik.Autor

Gurdiola: Nuk do ta shoh ndeshjen e United, do të luaj golf

Sadik.Autor

Leave a Comment