Futboll Kategoria Superiore Sport

HEROI ME 40 VITE VITE MBI SHPATULLA QË FITOI TITULLIN KAMPION/ Ilion Lika: Ua mbylla gojën atyre që më…

Ilion Lika është padyshim një nga heronjtë e fushës së lojës. 40 vite mbi shpatulla, por në fushë ai ka bërë më shumë se një djalë i ri. Më shumë se kaq. Është lideri i kësaj skuadre prej shumë vitesh. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, Lika rrëfen të fshehtat e një sezoni të madh, tani të 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

Si ishte titulli i radhës i fituar nga Ilion Lika në kampionatin shqiptar?

Ishte një titull sakrifice. Një titull i fituar me djersë, me gjak në fushën e lojës, pas shumë halleve të mëdha këto vite.

Kë do të falënderoni dhe kujt ia dedikon titullin kampion me skuadrën bardheblu?

Si fillim falënderoj Zotin. Titullin ia dedikoj familjes sime, bashkëshortes, fëmijëve, prindërve që më kanë qëndruar gjithmonë afër.

Ka shumë që thonë se Tirana e pati të lehtë, çfarë do t’u thoshit ju në këtë moment skeptikëve?

Ishte e vështirë. Jashtëzakonisht shumë. Nuk e besoni sa shumë, sepse kur fiton, të gjithë thonë që paska qenë shumë e lehtë, por ta fitosh në fushë titullin është diçka tjetër. Atje lufton çdo javë dhe shpreson që në fund të ngresh trofeun.

Kujt ia dedikoni titullin kampion dhe kë do të falënderonit në këtë moment?

Dua të falënderoj dhe uroj si presidentin, që ka sakrifikuar shumë, ashtu edhe stafin. Edhe djemtë e skuadrës që kanë bërë të pamundurën për të fituar në fushë këtë titull që kthehet pas 11 vitesh te Tirana.

Çfarë kishte të veçantë kjo skuadër që ia doli pas 11 vitesh të rikthente titullin bardheblu?

Përveç nesh, lojtarëve të vjetër, meritë kanë të gjithë. Ka pasur një ndërthurje mes të rinjve dhe të vjetërve në fushën e lojës. Për ne të vjetrit kanë qenë shumë skeptikë në fillim, por ne në fushë treguam që bëmë gjithçka. Dhamë eksperiencën tonë dhe i ndihmuam edhe të rinjtë. Na ndihmuan edhe lojtarët e ardhur rishtazi.

ilion lika

Çfarë duhet të bëjë kjo skuadër që të shpallet sërish kampione e Shqipërisë edhe sezonin tjetër?

Duhet të mbajmë grupin që kemi dhe të bëjmë përforcimet përkatëse në ato reparte që kemi probleme.

Ilioni beson se mund të shpallet kampion edhe vitin tjetër?

Është e veçantë që të dalësh kampion në këtë moshë. Një titull që të jep moral dhe besim, që edhe nëse je 40 vjeç, mund të bësh gjëra të mëdha, por jo me fjalë, por me punë. Gjithsesi, duhet ta vendosin stafi dhe presidenti i klubit.

Related posts

“Bomba” e ditës: Portieri më i mirë në itali pranon ofertën e gjigantit evropian

Sadik.Autor

PSG mer një sinjal të qartë/ 3 gola për 14 minuta, Monaco “leksion” Nantes

Isa.Autor

PARA SHKARKIMIT/ ​Mourinho mendoi se ishte thirrur për të diskutuar…

Delo.autor

Leave a Comment