Futboll La Liga Sport

LOJTARI ME PASIMET MË EFEKTIVE NË LA LIGA/ Shikoni kush është pika e fortë e Zidane tek Real Madrid

Toni Kros ka qenë një nga lojtarët ku Zidan është mbështetur më shumë që prej rikthimit tek Real Madridi në mars të 2019-ës. Mesfushori gjerman ka qenë pjesë integrale e ekipit, ku fitoi edhe titullin e La Ligas.

kros

Vetëm Zherard Pike dhe Serxhio Buskets kanë bërë më shumë tentativa për pasim se sa Krosi, por gjermani ka një saktësi më të mirë. Toni Kros ka kompletuar 2184 pasime nga 2336 tentativa, çka i jep atij një saktësi prej 93.49%. Gjermani ndiqet nga dyshja e Barcelonës, Pike 91.75 % dhe Buskets 89.66% saktësi të pasimeve. Përsa i përket golave, Kros ka shënuar 6-të dhe ka kontribuar në 9-të të tjerë në 44 paraqitje me Realin këtë sezon.

Vetëm Kasemiro ka luajtur më shumë tek Real Madridi se Krosi. Braziliani numëron plot 3991 minuta, me gjermanin që ka 3479 minuta.

 

Related posts

11 PIKË DIFERENCË PAS FITORES NDAJ ATLETICOS/ Valverde pranon: Jemi më pranë titullit, kjo falë…

Delo.autor

Mjeku i Bayern me akuza të forta ndaj Pep Guardiolës

Sadik.Autor

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Diletta Leotta shkëlqen që në prezantimin e parë (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment