Futboll Kategoria Superiore Sport

BLLOKIMI I MERKATOS NGA FIFA/ Klubi i Kukësit: Çështja ka shkuar në KAS, e vërteta është që…

Kukësi e ka dërguar çështjen e dëmshpërblimit dhe pezullimit të merkatos prej ish-futbollistit Filip Zderiç në Gjykatën e Arbitrazhit Sporti (KAS).

Nënkampionët e Shqipërisë bënë me dijë nëpërmjet komunikimit për shtyp se çështjen në fjalë e kanë dërguar në Zvicër dhe e konsideron vendimin e FIFA-s si të pakuptimtë.

Klubi verilindor pretendon se mbrojtësi kroat refuzoi t’i bashkohej skuadrës në grumbullim në sezonin 2017-2018 pasi zhvilloi disa 16 ndeshje në kampionat dhe është larguar nga Shqipëria duke mos respektuar as dënimin e klubit për të luajtur me Kukësin B.

Reagimi i Kukësit

KOMUNIKATË PËR SHTYP
Futboll Klub Kukësi kërkon të sqarojë opinionin sportiv në lidhje me një vendim të dhënë nga UEFA në muajin janar, ku është bllokuar merkatoja jonë për shkak të një ankimimi të ish-futbollistit tonë Filip Zderiç.
Është e vërtetë që në klub ka ardhur një vendim i tillë, mirëpo ky vendim është i pakuptimë dhe klubi ka marrë masat e nevojshme për ta çuar çështjen deri në fund. Ky vendim tashmë është në CAS dhe është pikërisht kjo gjykatë, ajo që do të thotë fjalën e fundit.
Klubi ju siguron se mga kjo çështje, do të dalim të fituar sepse nuk ka asgjë të vërtetë nga ajo çka pretendon futbollisti në fjalë.
Mbrojtësit i është komunikuar që të bashkohet me grupin në grumbullim, mirëpo futbollisti ka refuzuar dhe për pasojë klubi e ka dënuar duke e dërguar të stërvitet me Kukësin B (aktiv asokohe). Futbollisti nuk e ka marrë parasysh këtë dënim të klubit, duke u larguar nga Shqiperia e duke shkelur kontratën dhe njëkohësisht duke bërë një denoncim me pretendimin se nuk është paguar.
Klubi ka dorëzuar dokumentacionin e nevojshëm në CAS dhe tashmë jemi në pritje të vendimit për të fituar gjyqin!
Zyra për shtyp

FK Kukësi

11111111111111

Related posts

Radja Nainggolan në gjendje të dehur, dënohet nga policia

Sadik.Autor

ATLETICO MADRID-BAYER LEVERKUSEN/ “Shpëtimi” i Simeones vjen nga stoli, Morata zhbllokon sfidën (VIDEO)

Delo.autor

ROBERTO BAXHO I RI/ MILANI “rifiton” italianin: Një “armë” plus për trajnerin Gattuso

Isa.Autor

Leave a Comment