Futboll La Liga Sport

BRAZILI I SË ARDHMES/ Vendi i bekuar për Realin e Madrid, ja sa vlen në total e gjithë kombëtarja “seleçao”

Brazili ka qenë prej vitesh si vendi i bekuar për Realin e Madridit, ku gjente talentet dhe lojtarët e afirmuar. Ai që rihapi ciklin e këtyre lëvizjeve ishte Kasemiro, i cili u transferua për 5.3 milionë euro. Pastaj historia u përsërit me Viniciusin, Rodrigon dhe Reinierin.

Reali i Madridit ka pasur gjithmonë strategji për të transferuar talente, në mënyrë që t’i ketë aty për të ardhmen. “Transfermarkt” ka publikuar një nga formacionet e mundshme të Brazilit të së ardhmes dhe aty janë 4 madrilenë:

Vinicius (45 milionë euro), Rodrigo (45 milionë euro), Militao (36 milionë euro) Reinier (22.5 mln euro) Në total janë 148.5 milionë euro, 41% e 357 milionëve që vlen në total e gjithë kombëtarja e Brazilit.

Në ekipin e ideuar për të ardhmen janë edhe futbollistë si Gabriel Zhezus, Artur Melo, Lodi i Atletikos dhe Emerson. Brazili për momentin nuk ka ndërmend që të bëjë një ndryshim rrënjësor brezash, por pak nga pak po mendon që të afrojë lojtarë të rinj në mënyrë që të jenë gati për në Botërorin e vitit 2022 dhe për kompeticionet e tjera.

Brazili është një skuadër që prodhon gjithmonë talente dhe për këtë arsye, Reali i Madridit ka vendosur që të hedhë sytë nga “Seleçao” sepse e ardhmja me ta është e sigurt.

Related posts

ZBULON TË ARDHMEN E “JASHTËTOKËSORIT”/ Gazetari Evole: Messi më foli për Interin…

Delo.autor

LA GJERMANINË PËR “DARDANËT”/ Mesfushori i Hannoverit tregon përse e bëri këtë zgjedhje

Delo.autor

KA TALENT dhe KUALITET/ Djali i ish-kryeministrit të Italisë firmos me klubin e Serisë A

Sadik.Autor

Leave a Comment