Futboll Sport

“DO TË PËRDHUNOJ DHE DO TË MASAKROJ”/ Portierja suedeze rrëfen tmerrin: Po mendoja planin si do më vrisnin

Portierja e Suedisë, Heduing Lindal ka zbuluar një kërcënim tronditës që mori përmes “Instagramit” nga një person që luante shumë baste në Amerikë, gjatë Kupës së Botës për femra në 2019 në Francë.

“Do ju përdhunoj, do ju masakroj dhe do ju pres aortën, ndërkohë që ju jeni në gjumë.”, ishte mesazhi që Lindal që kishte marrë asokohe.

Siç mund të ndodhte edhe me çdo femër tjetër edhe portierja 37-vjeçare u frikësua shumë nga këto, teksa shprehet se këto i shkaktuan edhe probleme asaj. “Thjesht në vëmendjen ime atëherë ishte se si do më vrisnin dhe si ishte planifikuar diçka e tillë.

Unë e denoncova atë në polici dhe u zbulua dy muaj më parë se kush ishte. U lehtësova kur zbulova që ai person ishte vetëm pas mesazheve dhe kishte lidhje me bastet. Duhet të jesh i çmendur që të bësh diçka të tillë.”, u shpreh suedezja.

Related posts

MESSI NDALOHET TË FITOJË TOPIN E ARTË? Vjen reagimi zyrtar pasi u konsiderua favoriti kryesor

F.autor

Trajneri italian Sarri dëshiron Vecinon te Chelsea, Interi kërkon 35 mln euro

Isa.Autor

Manchester United, Chelsea e Spurs e duan Kurzawan

Sadik.Autor

Leave a Comment