Futboll Kategoria Superiore Sport

“DISA LOJTARË KISHIN THËNË QË DO MERRNIM LETRAT PAS DERBIT”/ Flet Egbo: Ju tregoj 3 sekretet e titullit

Më në fund Eman uel Egbo flet pa doreza. U desh të mbyllej zyratrisht kampionati që trajneri i Tiranës të rrëfejë disa nga sekretet e skuadrës së tij dhe se si ai arriti të menaxhonte një grup lojtarësh të talentuar, por jo pa probleme. “Karaktere të ndryshëm dhe stoli nuk i pëlqen askujt, por ne ia dolëm. Ia dolëm duke folur veçmas me secilin prej tyre se përse nuk luanin apo përse përfudnonin në tribunë. Probleme ka pasur, sigurisht, por i kemi menaxhuar mirë”, thotë trajneri në intervistën për “Panorama Sport”.

Egbo, ngritët titullin me Tiranën si trajner i saj. Çfarë emocionesh janë për ju?

Normale që është emocion dhe ndjesi tepër e veçantë. Ka qenë një tjetër emocion kur e kam fituar si lojtar. Si lojtar, e kemi fituar gati vit për vit dhe jemi mësuar, por kur ekipi kishte 11 vite që nuk triumfonte në kampionat dhe të fitosh në 100-vjetorin e themelimit të këtij klubi, normalisht që është një ndjesi shumë e veçantë.

Cili është momenti kyç sipas jush, që ju u bindët se Tirana mund të dalë kampion?

Mendoj se janë tri të tilla. Në fillim kur fituam tri ndeshje në drejtimin tim në dhjetor, duke nisur në ndeshjen me Partizanin, të cilën kishim gjashtë vite pa e fituar. Pastaj momenti i dytë ka qenë kur kemi fituar ndeshjen me Kukësin, duke përmbysur rezultatin dhe duke u ngjitur ne në vend të parë. Pastaj besoj se ka qenë barazimi 1 me 1 me Partizanin. Një barazim i veçantë për faktin se pas gjashtë viteve pa fituar, nën drejtimin tim nuk kemi asnjë humbje ndaj tyre, por kemi fituar dy herë dhe kemi barazuar këtë ndeshje.

A keni një dedikim për këtë titull?

Ka shumë njerëz të cilëve mund t’ua dedikoj. Në radhë të parë mendoj se lavdia më e madhe i shkon Zotit që na ka ndihmuar, pavarësisht se ne ia kemi bërë hyzmetin dhe kemi dhënë maksimumin çdo herë. Shumë njerëz kanë thënë se Tirana ose Egbo kanë fituar me fat, por nuk është kështu. Ne thjesht kemi qenë të bekuar, pasi Zoti na ka parë që ne i kemi bërë gjërat me pastërti, pa intriga por duke menduar gjithmonë për interesat e klubit.

Nëse do të kishit shansin për një tjetër sezon?

Nëse do të kem mundësinë për ta përsëritur, të njëjtën gjë do të bëj për ta nxjerrë ekipin kampion. Ne kemi arritur që të krijojmë një personalitet brenda skuadrës, një mentalitet fituesi, sepse kjo skuadër është mësuar të fitojë gjithmonë. Ne kemi aritur të krijojmë harmoni si një familje brenda skuadrës.TIRANA ME TITULLIN

A keni një falënderim për këtë titull?

Falënderoj lojtarët për gjithçka që kanë dhënë. Falënderoj presidentin e klubit për mbështetjen që na ka dhënë, me lekët e tij dhe shumë gjëra të tjera. Drejtorin e ekipit dhe në veçanti stafin tim teknik që më kanë ndihmuar jashtë mase. Ka qenë një nga stafet më të mira me të cilat kam punuar bashkë. Edhe stafin mjekësor që na ka ndihmuar shumë, pasi kemi pasur disa lojtarë të dëmtuar gjatë sezonit, pra që kur kam marrë drejtimin deri tani. Të gjithë e meritojnë, deri te punëtori i fushës. Sigurisht, pa i harruar tifozët, sepse kanë qenë lojtari i 12-të dhe të gjithë njerëzit e tjerë që kanë qenë pozitivë. Si familja ime, menaxheri im që më ka ndihmuar në menaxhim dhe në lutje. Edhe çdokënd tjetër që ka qenë pozitiv rreth Tiranës.

Cili ka qenë momenti më i vështirë?

Nuk mendoj se ka pasur shumë të tillë. Ndoshta momenti i vështirë ka qenë ai kur e kam marrë drejtimin në ndeshjen e parë ndaj Partizanit. Kjo sepse ekipi ka qenë totalisht i shkatërruar, në vend të tetë dhe psikologjikisht nuk ishin gati. Kishte edhe lojtarë që patën thënë se pas asaj ndeshjeje me Partizanin, do të merrnin letrat dhe do të iknin nga Tirana. Pra kemi arritur të fitojmë shumë lojtarë që ishin gatigati të djegur në këtë klub. Për këtë i falënderoj të gjithë.

Related posts

PLAS TEK BAVAREZËT/ “Ylli” i Bajernit REVOLTOHET me Kovaçin, mendon rikthimin në Spanjë

Isa.Autor

MESSI DREJT LARGIMIT NGA BARCELONA/ Koeman gati t’i japë lojtarit tjetër rol të rëndësishëm

Delo.autor

SPECIALE/ Njihuni me lojtarët rus që po shkëlqejnë në këtë Kupë Bote

Sadik.Autor

Leave a Comment