Futboll Seria A Sport

DUEL NË MERKATO/ Manchester City do yllin e Milanit, PSG nis sulmin me Leonardon

Manchester City po mendon të nënshkruajë me mesfushorin e Milanit, Ismael Bennacer. Ky i fundit është një nga futbollistët më të dalluar të “Djallit” dhe drejtuesit nuk duan ta humbasin, aq më pak trajneri Stefano Pioli, por gjërat mund të ndryshojnë kur në derë trokasin “Qytetarët” e Manchester City-t.

Anglezët nuk janë të vetmit që duan të arrijnë tek algjeriani, pasi interesim për 22-vjeçarin ka dhe PSG. Drejtori Leonardo e vlerëson shumë futbollistin e ri dhe është gati të hidhet në aksion për tarrëmbyer sipas asaj që shkruan Le10sport në Francë.

Ish-kampionët e Anglisë po mendojnë një ofertë prej 45 milionë paundësh për 22-vjeçarin. Milani nga krahu tjetër duhet të mbrohet mirë, pasi nuk mund të lëshojnë një nga xhevahirët e skuadrës.

Related posts

Abbiati mbron Donnarumman: Tifozët gabuan me parullat!

Q.Autor

LIVERPOOL-BAYERN MUNICH/ “Champions League”: Shaqiri përballet për herë të parë me ish-klubin e tij (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

FORMULA 1/ Ferrari hedh në kosh startin perfekt, Mercedes triumfon në Rusi (FOTO+VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment