Futboll Seria A Sport

“PESHKON” KËTË RADHË TEK AJAXI/ Leonardo kërkon të blejë talentin e Europës…

Milan po mendon që në verë të “peshkojë” te Ajaxi.

Skuadra italiane po tenton ta transferojë Donny van de Beek për të cilin kanë shprehur interesim shumë klube të mëdha evropiane.

Edhe në të kaluarën mesfushori holandez ka qenë objektiv i merkatos së Milanit por negociatat kanë dështuar me Ajaxin që ka kërkuar më shumë miliona për të lënë të lirë “xhevahirin” e tyre.

“Rosonerët” e kishin mundësinë që para dy vitesh të nënshkruanin me Van de Beekun për 25 milionë euro, ndërsa sot vlera e tij është dyfishuar.

Ajax për të lënë të lirë 22-vjeçarin po kërkon plot 50 milionë euro.

Related posts

Modric: Ndaj Danimarkës duhet të kemi frikë nga ky lojtar

Isa.Autor

E BUJSHME NË MERKATO/ Roma kërkon shërbimet e mbrojtësit të “Bluve të Londrës”…

Delo.autor

Fiorentina nuk ndalet shënon golin e dytë ndaj Romës (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment