Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E POGBA/ Kthesë e papritur te mesfushori francez!

Paul Pogba mendohej se do të largohej nga skuadra e Manchester United, por duket se nuk do të ndodhë kështu. Juventusi dhe Real Madridi nuk duan të shpenzojnë shifra të frikshme për të. Torinezët morën në skuadër Arthur, ndërsa madrilenët kanë zbuluar Fede Valverden.

Kampioni i botës është rikthyer si titullar pas dëmtimit dhe po luan në vazhdimësi. Ai ka gjetur gjuhën e përbashkët me Bruno Fernandesin në qendër të mesfushës dhe kanë kthyer “Djajtë e kuq” në rrugën e fitoreve.

Gazetarët anglezë së fundmi bëjnë me dije se mesfushori është dorëzuar. Ole Gunnar Solskjaer e ka bindur të qëndrojë dhe me shumë mundësi shtatlarti do të jetë totalisht i fokusuar tek ekipi anglez.

Related posts

SAKRIFICA e De Laurentiis/ Refuzon 100 milionë euro për “yllin” e Napolit

Isa.Autor

(VIDEO) Panuçi e la jashtë Kombëtares, mesfushori shënon supergol nga goditja e dënimit

Sadik.Autor

Ndryshojnë koeficientët/ Ja kuotat për skuadrën e re të Ronaldos, pritet lëvizja drejt…

Isa.Autor

Leave a Comment