Futboll Premier League Sport

ËSHTË ZYRTARE/ Tjetër firmë, Arsenali “burgos” sulmuesin

Arsenali ka vijuar me “sulmin” për rinovimin me talentët e rinj që ka në skuadër. Bukayo Saka ishte para dy ditësh, ndërsa sot “Topçinjtë” kanë firmosur sërish me Gabriel Martinellin. Ky i fundit ka nënshkruar një kontratë aftagjatë me klubin anglez.

Anglezët nuk bëjnë të ditur se për sa vite është firmosur kontrata e re me brazilianin. Ky i fundit u afrua merkaton e verës së kaluar nga Ituano. Ai ka shënuar 10 gola në 26 paraqitje me londinezët. Shifra impresionuese këta për 19-vjeçarin.

Sulmuesi është përshtatur shpejt dhe pritet që në edicionin e ardhshëm futbollistik të ketë dhe më shumë hapësira. Trajneri Mikel Arteta është shprehur mjaft i lumtur për nënshkrimin me futbollistin e ri.

Related posts

Hazard te Reali? Transferimi kryhet vetëm nëse ndodh kjo gjë (FOTO)

Q.Autor

Festimi i çuditshëm i anglezit çmend rrjetin, të gjithë mundohen ta imitojnë, por…(VIDEO)

Isa.Autor

FOTOLAJM/ Tifozët shqiptarë nuk zhgënjejnë, shpalosin flamurin gjigand në “Air Albania”

F.autor

Leave a Comment