Futboll Seria A Sport

E ARDHMJA E TEKNIKUT TEK JUVENTUS/ Sarri do të konfirmohet vetëm me një kusht

Juventus dhe Maurizio Sarri nuk janë aspak të sigurt se do të vazhdojnë përpara bashkë.

Humbjet e finaleve të Superkupës dhe Kupës së Italisë  djegin akoma dhe loja e ekipit nuk mahnit, arsyeja e vërtetë për të cilën  trajneri toskan është punësuar nga bardhezinjtë.

Ttitulli në kampionat mund të mos mjaftojë. Duket se kjo është atmosfera aktualisht në ambientin bardhezi në lidhje me të ardhmen e Sarri-t.

Ish-trajneri i Chelsea-t ka nënshkruar një kontratë deri në vitin 2022 verën e kaluar, por kjo nuk  jep asnjë garanci. Drejtuesit e kampionëve të Italisë duan të presin dhe të shohin se çfarë do të ndodhë në Champions League.

Më 7 ose 8 gusht Zonja do të luajë ndeshjen e kthimit të 1/8-ave kundër Lyon-it. Kualifikimi në raundin pasardhës dhe mbajtja gjallë e ëndrrës Champions mund të shpëtojnë Sarri-n. Në rast të kundërt mund të vijë lamtumira.

Related posts

PRAPASKENA/ Naby Keita zbulon pse zgjodhi Liverpool përpara Bayern Munchen

Isa.Autor

GETAFE-BARCELONA/ Koeman i beson treshes Messi, Griezmann dhe Dembele (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

PAS FITORES NDAJ MILAN NË DERBI/ Lukaku lider i Inter, shikoni rekordin e ri të vendosur nga bomberi belg…

Delo.autor

Leave a Comment