Futboll La Liga Sport

“NUK E KUPTOJ VENDIMIN NDAJ GRIEZMANN”/ Legjenda kundër Setien: Mund të kishte qenë një skandal

Çështja Griezmann vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në Spanjë, pavarësisht paraqitjes së mirë të bërë në ndeshjen kundër Villarreal, duke shënuar një gol të mrekullueshëm.

Janë të shumtë ata që nuk e kanë gëlltitur aktivizimin e tij në minutat e fundit të ndeshjes kundër Atletico Madrid. Njëri prej tyre është Paulo Futre.

Ish-lojtari i Atletico Madrid-it dhe Milan-it, në rubrikën e tij për Mundo Deportivo, ka shpjeguar se vendimi i Setien ka qenë i pakuptueshëm për të, pavarësisht se ka kohë që e njeh trajnerin e Barcelona-s….

“Më ka befasuar vendimi për ta aktivizuar Griezmann-in në minutat e fundit. Një gjë që mund të bëhet me një lojtar të ri ose një lojtar të dorës së dytë, jo me një kampion bote”, ka shkruar Futre.

“Dhe jam i befasuar jo shumë për arsyet që e kanë shtyrë ta bëjë këtë, por sepse ka rrezikuar që lojtari të refuzonte të futej në fushë. A e imagjinoni skandalin që do të ishte krijuar?”.

“Unë mund ta imagjinoj, sepse e di me siguri atë që do të kisha bërë. Nëse pasi fitova Champions League në 1987-ën një trajner do të më kishte mbajtur në stol në një ndeshje të rëndësishme dhe do të më kishte kërkuar të futesha në minutën e 90-të duke më kërkuar një mrekulli, unë do t’i kisha thënë ‘vishu dhe shko ti në fushë’.  Dhe nuk ekzagjeroj”.

Me pak fjalë, Setien duhet të falënderojë francezin që është futur në fushë pa bërë fjalë.

Related posts

SEAD BËRI NJË VEPRIM TË GUXIMSHËM/ Mesut Ozil kujton momentin e grabitjes: E pashë që diçka nuk po shkonte… (VIDEO)

Delo.autor

RIKTHEHET TË FLASË SI LIDER/ Galliani: Po të isha unë te Milani, do ta tentoja Messin

Delo.autor

9 GOLA ME EVERTON DHE DEBUTIM FANTASTIK TEK ANGLIA/ Momenti magjik i Calvert-Lewin (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment