Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Calhanoglu nxjerr blof gazetat italiane dhe e quan falsitet largimin! Rinovimi me Milan afron

Ditën e sotme, tifozët e Milanit u zgjuan me lajmin për një rikthim të mundshëm në Bundesligë nga Hakan Calhanoglu. Madje, Gazzetta dello Sport dhe disa portale të tjera në Itali shkruanin dhe se mumri 10 i Milanit duket se është tërhequr pas një rinovimi të mundshëm të kontratës, sepse e josh ideja për të luajtur në Gjermani në të ardhmen.

Menjëherë, turku ka reaguar në faqen e tij në Instagram duke i quajtur “fake news”, pra falsitete të krijuara. Eksperti i merkatos, Nicolo Schira, në faqen e tij të Tëitter, shkon edhe më larg dhe shprehet se është fiksuar edhe takimi mes palëve për të rinovuar kontratën deri në vitin 2024.

Kjo zgjidhje do të ishte më e pëlqyera nga të dy palët. Milan vlerëson rritjen e futbollistit turk, i cili tani ndihet i lidhur me klubin italian dhe nuk ka ndërmend ta lërë atë shpejt, sidomos sepse ka lidhur shumë miqësi edhe me Zlatan Ibrahimovic.

Related posts

Man City nuk heq dorë nga Sanchezi, e dëshiron në janar

Q.Autor

Ja se si FIFA “shpërblen” gjyqtarin Orsato pas gabimeve në Inter-Juve

Sadik.Autor

NUK NDALEN PËRFORCIMET NË EKIP/ Guardiola paguan klauzolën, hapet rruga për Juventus-in

Delo.autor

Leave a Comment