Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Chelsea arrin akordin me talentin e Bundesligas, klubi gjerman ul çmimin e lojtarit

Çelsi raportohet se ka arritur marrëveshje personale me mesfushorin e Bajern Leverkusenit, Kai Havertz. Sipas asaj që raporton “Goal.com” gjermani ka rënë dakord me klubin londinez për një pagë prej 9-të milionë eurosh në sezon.

havertz

Gjithçka është gati mes lojtarit dhe bluve të Londrës, por tashmë pritet të arrihet akordi mes Çelsit dhe Leverkusenit. Klubi gjerman i kishte vendour lojtarit çmimin prej 100 milionë eurosh. Por së fundmi Leverkusen i ka ulur pretendimet për Havertzin deri në 87 milionë euro.

Çelsi është i gatshëm të paguajë këtë shumë, sidomos pas arritjes së marrëveshjes personale me lojtarin.

Related posts

“E RËNDËSISHME ËSHTË TË RUAJMË RITMIN”/ Trajneri Egbo: Test për të matur sa të

Delo.autor

Dhuna kundër tifozit të Liverpool, dy italianë presin vendimin e gjyqit

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Çështje 1 milion euro, orë të zjarrta për merkaton e Milan

Delo.autor

Leave a Comment