Futboll Premier League Sport

E BUJSHME/ Havertz vendos për të ardhmen, arrin marrëveshjen personale me anglezët

Chelsea mund të ketë siguruar Kai Havertz. Mesfushori me tipare sulmues mund t’u bashkohet londinezëve sipas asaj çfarë shkruan Sky Germany. 21-vjeçari duket se ka arritur marrëveshjen individuale me blutë dhe pritet vetëm ajo mes dy klubeve.

Kontrata ende nuk është saktësuar, por palët janë dakord për kushtet paraprake. Bayer Leverkusen kërkon 100 milionë euro për shërbimet e lojtarit, ndërsa Chelsea mund të arrijë deri në 80 milionë euro, plus bonuset që mund të plotësojnë hendekun mes shifrave.

Trajneri Frank Lampard e pëlqen lojtarin dhe sezonin e ardhshëm pritet të ndërtojë një ekip shumë të mirë me Timo Werner e Abraham në sulm, apo dhe Ziyech që mori nga Ajaxi. Havertz do të ishte një qershi mbi tortë për merkaton e verës.

Related posts

KISHTE VLERËN 70 MIJË EURO/ I vodhi orën shokut të ekipit, futbollisti rrezikon të përjashtohet…

Delo.autor

NJË MUAJ NË EKIP/ Mesfushori po kthehet në një problem tek Barcelona

Isa.Autor

EUROPA LEAGUE/ Çdo gjë që duhet të dini për ndeshjet e fundit kualifikuese

Isa.Autor

Leave a Comment