Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Kontaktohet menaxheri dhe personat pranë trajnerit të njohur, Juventusi përgatitet nëse Sarri dështon

Juventusi po mendon gjithmonë për rastin nëse trajneri i tij Mauricio Sarri dështon të përmbushë objektivat e klubit në këtë sezon. Sipas mediave italiane dhe britanike, drejtuesit e klubit bardhezi janë vënë në lëvizje dhe kanë kontaktuar persona të afërm dhe menaxherin e ish-trajnerit të Totenhemit Mauricio Poketino.
poketino
Edhe pse klubi e ka falaur Sarrin për humbjen e Kupës dhe Superkupës së Italisë, rezultatet zhgënjyese në javët e fundit në kampionatin italian e kanë lëkundur ndjeshëm pozitën e ish-trajenrit të Napolit dhe Çelsit në Torino.

Poketino u tentua dhe gjatë verës për të zëvendësuar Masimiliano Alegrin, por Juventusi nuk mundi ta bindte teknikun argjentinas.

Ai preferon skemat 4-2-3-1 dhe 4-3-3 dhe mendohet se nuk do të vështirësi për t’u përshtatur me futbollin italian nëse pranon të drejtojë në Serinë A.
zidan
Një tjetër kandidat për stolin e Juventusit është dhe Zinedin Zidan, por pas shpalljes kampion në Spanjë me Realin, francezi duket se ka hedhur një tjetër hap për të vazhduar punën në Madrid.

Related posts

E DUAN NË ANGLI/ Presidenti De Laurentiis blindon yllin me 100 milionë euro, ja emri…

Delo.autor

Pas eliminimit nga Championsi, PSG gati të shkarkojë trajnerin

Q.Autor

LIVE/ Po luhet ndeshja Liverpool-Salzburg. Rezultati 3-3

Delo.autor

Leave a Comment