Futboll Sport

E BUJSHME/ Në 2006 i dha Kupën e Botës, Lippi kthehet te Italia me rol tjetër!

Sipas lajmeve të fundit të zbuluara nga Sky, Marcello Lippi është gati të kthehet në Itali me një rol të posaçëm brenda FIGC (federata italiane e futbollit).

Ish-trajneri është në Romë për të biseduar rreth tij me presidentin e FIGC, Gabriele Gravina dhe për të diskutuar rikthimin e tij në futbollin italian.

Ideja do të ishte ajo e një pozicioni si drejtor teknik menjëherë te kombëtarja, dhe më pas në të ardhmen të kishim një pozicion si President të Shoqatës së Trajnerëve në vend të Ulivieri.

Kujtojmë që Marcello Lippi është ende një hero në Itali për faktin se në vitin 2006 nxorri kampion ekipin axurr duke fituar Botërorin në Gjermani.

Related posts

RASTI I ARTË/ E pabesueshme çfarë bën Rashford nga penalltia (VIDEO)

F.autor

TITULLI I TRETË RADHAZI/ PSV dominon në Holandë, matematikisht kampion për herë të 27 në histori

F.autor

TRIUMFOJNË ME “POKER”/ Vllaznia “SHKATËRRON” korçarët

Delo.autor

Leave a Comment