Futboll Premier League Sport

SURPRIZA MOURINHO/ Tottenham ofron 50 milionë euro për talentin italian…

Skuadra e Tottenham kërkon të sjellë në Premier League mesfushorin Niccolo Zaniolo, që luan në Serinë A me Romën. Lajmin e konfirmoi sot e përditshmja britanike “Daily Express”, sipas së cilës Spurs kanë ofruar 50 milionë euro për mesfushorin.

Ai që ka insistuar për mesfushorin e talentuar të kombëtares italiane ka qenë vetë trajneri Jose Mourinho, që kërkon të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen. Për Zaniolo janë interesuar edhe Juventus e Inter, që kanë kohë që bisedojnë me lojtarin.

Gjithsesi, oferta e mirë që ka ardhur nga Premier duket se ka ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Roma është gati të ulet në bisedime për të lënë të lirë lojtarin të luajë me Tottenham, që i ofron një kontratë 5-vjeçare.

Related posts

“KARTONI I KUQ”/ 11 momentet e “FERRIT” për Cristiano Ronaldon

Isa.Autor

PËRPLASJA ME TIFOZËT E LUFTËTARIT PAS HUMBJES/ Trashi sqaron situatën: Jam afruar tek ultrasit sepse…

Delo.autor

​Unitedi ofron 68 milionë euro për yllin e Juventusit

Delo.autor

Leave a Comment