Futboll Shqipëri Sport

E BUJSHME/ Nuk e grumbullojnë për ndeshjet miqësore, klubi skocez kthen Kamberin në shtëpi

Sulmuesi i Shqipërisë dhe Hibernianit Florian Kamberi mund të vazhdojë karrierën në Zvicër.
Mediat skoceze shkruajnë se futbollisti, i cili luajti në pjesën e dytë të sezonit i huazuar te Glasgou Rejnxhërs është kthyer në Zvicër pranë familjes dhe do të vendosë njëherë e mirë për të ardhmen. Hiberniani nuk e ka përfshirë në listë për ndeshjet parapërgatitore për sezonin e ri. Në Zvicër, Sent Galeni ka shfaqur interes për Kamberin.

Qëndrimi i tij te Hiberniani është thuajse i pamundur pas komenteve se “realizoi ëndrrën duke kaluar te Rejnxhërsi” në janar, gjë që nuk u prit mirë nga drejtuesit e Hibernaninit.

Megjithatë, për Kamberin ka patur oferta të shumta nga klube në Angli, Poloni dhe Gjermani.

Related posts

ÇFARË NDODHI? Neymar kërcënon se nuk do të luajë kurrë më për PSG-në

F.autor

PSG-Real Madrid, formacionet zyrtare. Përveç Neymar, ka edhe 2 mungesa të mëdha

Q.Autor

ZYRTARE/ Ylli i Manchester United kthehet në shtëpi pas marrveshjes me klubin…

Isa.Autor

Leave a Comment