Gossip

NJË “MISS” NË PARKET/ Rrëfehet volejbollistja Blerta Ligaj: Do kisha dëshirë të isha pjesë e industrisë së modës në…

Përveçse talentit në volejboll, Blerta Ligaj është një prej vajzave më të bukura të sportit të rrjetës në Shqipëri. 22-vjeçarja e cila aktivizohet te skuadra kryeqytetase Agroturizëm-Huqi, në një intervistë për “Panorama Sport” flet për eksperiencën e saj në volejboll dhe jetën jashtë parketit, duke zbuluar pasionin për botën e modelingut.
444444444444444
Blerta komenton gjithashtu edhe romancën me moderatorin dhe volejbollistin e Tiranës, Erion Zeqiraj, me të cilin është e lidhur prej një viti.

Si ju ka lindur pasioni për volejbollin?
Si çdo fëmijë shtysa e parë për t’u marrë me sport apo art, vjen nga prindërit. Hapat e parë në sport për mua ishin ëndrra e paplotësuar e babit tim…
999999999999
Prej një sezoni ju jeni pjesë e skuadrës së re Agroturizëm-Huqi. Si ka qenë kjo eksperiencë për ju?
Në aspektin e skuadrës objektivat u realizuan, pasi u ngjitëm në Kategorinë Superiore, ndonëse më pas u vendos që të ngjiten të gjitha ekipet, duke i bashkuar Grupet A1 dhe A2 në një të vetëm. Në aspektin personal ka qenë gjithashtu një sezon shumë i suksesshëm, pasi dola lojtarja më e mirë në pozicionin tim.

Cilët janë objektivat që i keni vënë vetes në volejboll?
Në Kategorinë Superiore normalisht gara është më e vështirë dhe më e fortë. Objektivat janë që të ndihmoj skuadrën për të arritur suksese dhe të vazhdoj të jem pjesë e ekipit kombëtar. Për të arritur këto qëllime normalisht do të më duhet shumë stërvitje.

Sa e vështirë ka qenë kjo periudhë për ju, duke qenë se aktivitetet janë ndaluar për shkak të Koronavirusit…
Nuk është se ka qenë periudhë e vështirë në aspektin sportiv, sepse nuk ka pasur aktivitet. Normalisht izolimi dhe qëndrimi larg stërvitjes, ndeshjeve dhe bërjes së gjërave që bëhen në jetën normale nuk ka lënë një shije të mirë tek unë. Shpresoj t’i rikthehemi sa më shpejt normalitetit si në sport, ashtu dhe në jetën e përditshme.
22222222222222
Përveçse një lojtare e talentuar në volejboll, ju keni një karrierë të suksesshme edhe si modele. Na tregoni diçka më tepër për këtë pjesë…
Nëse sporti ka qenë një dëshirë e prindërve, i cili më vonë u kthye në një pasion timin, modelingu është një ëndërr të cilën jam munduar ta realizoj në Shqipëri. Do kisha dëshirë të isha pjesë e industrisë së modës në botë, pasi në Shqipëri le të themi se nuk është shumë e zhvilluar kjo pjesë.
777777777777
Si ju pëlqen më shumë që t’ju identifikojnë, si volejbolliste apo modele?
E rëndësishme është të më identifikojnë. Mirë do të ishte të më identifikonin si modelja dhe volejbollistja Blerta Ligaj, fituesja e shumë kupave në volejboll.
55555555555555555
Cilat janë planet apo projektet që keni në modeling?
Për momentin jam duke u marrë me “Miss Univers Albania”, në stafin organizativ spektakël, i cili zhvillohet në shtator. Më pas kam disa oferta nga agjenci turke.
6666666666666
Duke kaluar te jeta private, ju prej disa kohësh jeni në një lidhje me volejbollistin e Tiranës, Erion Zeqiraj, i cili siç dihet është gjithashtu edhe gazetar. Na tregoni diçka më tepër rreth marrëdhënies suaj?
Me Erionin kemi një vit të lidhur! Ai është bekimi që më ka dhënë Zoti në jetën time!

Si u njohët? E mbani mend takimin e parë?
U pamë në stërvitje para tri viteve, por nuk folëm asnjëherë gjatë kësaj periudhe. Para një viti vendosa t’i flisja. Që nga dita e parë dhe deri sot e dua çdo ditë e më shumë, jo vetëm nga bukuria e tij e jashtme, por dhe nga bukuria që ka brenda shpirtit të tij! Takimi i parë ka qenë pak i vështirë për mua, por respekti që kemi për njëri-tjetrin e ka bërë akoma më të thjeshtë çdo ditë timen në krahët e tij!

Related posts

E DASHURA E LAUTARO MARTINEZIT/ Bukuroshja publikon VIDEO “HOT” nga shtrati duke tërbuar fansat

Delo.autor

Sulmi: Wanda po manipulon Icardin, nëse largohet nga Inter do të jetë faji i saj

Q.Autor

E ÇUDITSHME/ E dashura i sjell dy punëtore seksi në shtëpi, por sportisti lë dritaren hapur dhe…

Delo.autor

Leave a Comment