Futboll Sport

DHUNA NË KATEGORINË E DYTË/ Bashkia e Patosit reagon për ngjarjet e shëmtuara në Memaliaj

Ndeshja e Kategorisë së Dytë mes Memaliajt dhe Albpetrolit në këtë fundjavë u kthye në një nga më të nxehtat për shkak të ngjarjeve dhe situatave të njëpasnjëshme që u krijuan atje, duke kulmuar edhe me sulm fizik ndaj lojtarëve të skuadrës së Albpetrolit.

Pjesë e debatit tashmë është bërë edhe Bashkia e Patosit, e cila k a rreshtuar në një deklaratë publike të gjitha shkeljet në këtë sfidë dhe problemet, duke bërë të ditur se i është drejtuar edhe FSHF-së për çështjen në fjalë.

𝐃𝐄𝐊𝐋𝐀𝐑𝐀𝐓Ë

“𝐌𝐁𝐈 𝐃𝐇𝐔𝐍Ë𝐍 𝐄 𝐔𝐒𝐇𝐓𝐑𝐔𝐀𝐑 𝐍Ë 𝐍𝐃𝐄𝐒𝐇𝐉𝐄𝐍 𝐒𝐏𝐎𝐑𝐓𝐈𝐕𝐄 𝐌𝐄𝐌𝐀𝐋𝐈𝐀𝐉-𝐀𝐋𝐁𝐏𝐄𝐓𝐑𝐎𝐋”

Të nderuar qytetarë!

Të nderuar sportdashës!

Ditën e Diel, më 17.10.2021 ora 14:00 në Stadiumin “Karafil Caushi”, është zhvilluar ndeshja Memaliaj-Albpetrol, për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Dytë.

Gjatë ndeshjes është konstatuar se:

1-Nuk janë lejuar gazetarët e licencuar pa asnjë lloji argumenti bindës  nga ana e zyrtarëve të ekipit vendas.
2-Mungesa dhe ikja e ambulancës gjatë zhvillimit të lojës.(E drejtë që bazohet në Rregullore)
3-Presione të zyrtarëve të ekipit vendas, ndaj arbitrave, zyrtarëve dhe Shefit të Klubit Albpetrol.
4-Njëanshmëri e Policisë Bashkiake.
5-Futja e personave të paautorizuar në fushë, të cilët demonstruan sjellje jo të denjë.
6-Dhunë verbale e Shefit të Klubit Memaliaj në bankinën e Albpetrol.
7-Kërcënimi i delegatit për të mos raportuar ngjarjen.
8-Goditje me gurë ndaj ekipit Albpetrol.

Për të gjitha konstatimet e mësipërme, Klubi “Albpetrol” ka bërë me dije Federatën Shqiptare të Futbollit, Komisionin e Disiplinës dhe Etikës.

Bashkia Patos dënon ashpër sulmet fizike dhe verbale ndaj ekipit “Albpetrol” dhe kërkon vënien para përgjegjësisë të autorëve të ngjarjes.

Related posts

Vazhdojnë çmendurit për ndeshjen mes PSG-së dhe Realit. Biletat nuk njohinë kufi

Q.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Ja momenti kur mesfushori De Bruyne realizon një “MAGJI” ndaj Gladbach (VIDEO)

Delo.autor

KUPA E BOTËS/ Franca nuk ndalet. Mbappe shënon golin e tretë ndaj Argjentinës

Sadik.Autor

Leave a Comment