Futboll La Liga Sport

KORONAVIRUSI/ Sevilla pezullon stërvitjen para Romës, futbollisti rezulton me Covid-19

Sevilla raporton se një prej lojtarëve të saj ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas të gjitha gjasave, ai do ta humbasë së paku ndeshjen kundër Romës më 6 gusht, e vlefshme për 1/8 finale të “Europa League”. Klubi i La Liga-s nuk e ka zbuluar ende emrin e lojtarit të prekur, ndërkohë që ai është izoluar.

Skuadra e Lopetegui u rikthye në stërvitje të dielën e kaluar dhe pas këtij rasti me koronavirus, siç e do protokolli, do t’iu nënshtrohet dy tamponëve radhazio për të kontrolluar nëse ka edhe të tjerë të infektuar, lojtarë apo pjesë e stafit. Kjo është deklarata e Sevilla:

Sevilla FC raporton se pas testeve PCR, të kryera të dielën e kaluar te lojtarët, stafi stërvitor dhe pjesa tjetër e klubit, rezultatet e të cilave u morën mesditën e së hënës, 27 korrik, një lojtar i ekipit të parë rezultoi pozitiv me Covid-19. Personi i prekur është asimptomatik, me shëndet të mirë dhe është izoluar në shtëpi.

Sevilla FC menjëherë ka njoftuar të gjitha autoritetet kompetente sportive dhe shëndetësore për këtë rrethanë, ka izoluar personin e infektuar, ka pezulluar përkohësisht trajnimin e ekipit si masë parandaluese dhe ka kryer detyra dezinfektimi në ambiente, duke ndjekur rreptësisht protokollet e vendosura për këto situata.

Që nga dalja pozitiv e këtij rasti, klubi ka kryer tashmë dy kontrolle të reja individuale PCR në pjesën tjetër të grupit. Herën e parë, të gjitha testet e kryera kanë qenë negative. Rezultatet e testit të dytë do të publikohen mëngjesin e së enjtes, sepse janë kryer sot.

Sevilla FC planifikon të kthehet në stërvitje, individualisht dhe me të gjitha masat e zbatueshme, të enjten pasdite, me kusht që rezultatet e testit të dytë të kryer të jenë negative. Sevilla FC do të raportojë menjëherë çdo zhvillim të ri në këtë drejtim”.

Related posts

Dy legjenda të Manchester United në “PES 2018” (VIDEO)

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Kampionët e Italisë refuzojnë këmbimin me Real Madrid, ylli kërkon të shitet

Delo.autor

Portugali – Spanjë, ka edhe një sfidë bukuroshesh (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment