Futboll Seria A Sport

FUTBOLLI NË KOHË PANDEMIE/ Kreu i FIGC: Kështu nuk vazhdohet edhe sezonin tjetër, mjaft!

“Jam shumë, shumë i shqetësuar për sezonin e ardhshëm”.  Në vazhdën e fitimit të titullit nga Juventusi, presidenti i FIGC-së, Gabriele Gravina ka tingëlluar alarmin në funksion të kampionatit tjetër, i cili do të fillojë në mesin e shtatorit. i ftuar te “Gr Parlamento”, Gravina u përqendrua në kohën e kufizuar, përgatitjen dhe rregullat që duhet të ndiqen.

“Ekipet do të duhet të fillojnë grumbullimet dhe përgatitjet së shpejti dhe ne jemi shumë vonë në njohjen e procedurave të reja për t’u ndjekur. Nuk e dimë se sa do të vazhdojë kjo gjendje të jashtëzakonshme”.

Gravina sqaroi se protokolli aktual, shumë i shtrenjtë nga pikëpamja ekonomike, nuk mund të jetë rruga për vitin e ardhshëm: “I pazbatuesëme tani e tutje. Mbetet kërkues për vetë sportistët dhe klubet. Ky protokoll duhej të merrte në konsideratë evolucionin e epidemisë në vendin tonë dhe duhet të vazhdojmë ta marrim në konsideratë, por duhet të jemi edhe realistë: e kemi aplikuar atë në një situatë emergjente për një periudhë shumë të shkurtër, por të imagjinosh të vazhdosh ta zbatosh deri në fund të sezonit tjetër sportiv, me tampona çdo 4 ditë, është e pamundur. Do të ishte dhunë fizike ndaj lojtarëve. Zgjidhje të tjera duhet të gjenden”.

Emergenza Coronavirus, L'Aic tuona: "Pericoloso giocare a calcio ...

Gravina më pas propozoi një mënyrë tjetër: “Pasi ekipi të rezultojë negativ, duhet të mos ketë tamponë më pas. Në këtë drejtim, jemi në pritje të lajmeve nga Komiteti Teknik dhe Shkencor për të kuptuar se çfarë protokolli i ri do të zbatohet”.

“Jemi të angazhuar edhe për rifillimin e futbollit amator dhe në këtë drejtim them që ne ende nuk e dimë se si dhe kur të fillojmë të gjitha garat”.

Related posts

Tifozët e Hamburg kërcënojnë me jetë Mavrajn dhe shokët e tij

Q.Autor

46 GOLA NË 13 NDESHJE/ Askush si Bayern Munich i Flick në Champions

Delo.autor

ZBULOHEN PRAPASKENAT/ Milan kërkoi Paulo Dybalan në merkaton e verës, por…

Delo.autor

Leave a Comment