Futboll Sport

GARETH BALE “FJETI” NË MAKINË/ Ish-sulmuesi i Manchester United: Është jo profesionale dhe fyese

Sjellja e Garet Bejl në pankinën e Real Madridit mori shumë vëmendje dhe bëri shumë bujë. Sulmuesi uellsian, u filmua nga kamerat teksa vendoste maskën tek sytë dhe bënte sikur po fline.

BEJL

Ndërsa në një rast tjetër, pasi Zidan i bëri të gjitha zëvendësimet, Bejl bëri veprimin sikur po shikonte diçka me dylbi. Këto veprime të sulmuesit të Real Madridit kanë sjellë shumë reagime, ku më i fundit ishte ai i Dimitar Berbatov. Ish-sulmuesi bullgar i Mançester Junajtid e ka kritikuar sjelljen e Garet Bejl në pankinë. Në një prononcim për “Betfair” Berbatov u shpreh: “Kur e pashë nuk mund ta besoja. E shikova Bejlin teksa vendoste maskën tek sytë dhe bënte sikur flinte. Unë nuk e mbështes atë veprim. Është jo profesionale dhe fyese për Real Madridin”, përfundoi Dimitar Berbatov.

Related posts

Prezantohet trajneri Ilir Daja, Flamurtari nis një epokë të re

Isa.Autor

REALIZOI GOLIN E KUALIFIKIMIT PËR GJERMANINË/ “Heroi” Gorecka: Jam shumë i lumtur për skuadrën dhe…

Delo.autor

MBAPPE I BËN “GOL” PDG/ Fiton gjyqin, përfiton 61 mln euro

F.autor

Leave a Comment