Futboll Seria A Sport

GATI T’I PRISHË PUNË MILANIT/ Napoli futet në garë për sulmuesin e Real Madrid…

Gazetat spanjolle dhe ato italiane vazhdojnë të insistojnë se drejtuesit e Napolit janë takuar me agjentin e sulmuesit të Real Madrid Luka Joviç. Ekipi Italian po mendon ta huazojë ose ta blejë përfundimisht serbin për shumën e 50 milionë eurove.

Negociatat me Viktor Osimhenin nuk janë mbyllur ende, dhe Joviç shikohet si një alternativë emergjente. Sulmuesi serb do ishte një opsion më i lirë dhe Real Madrid është gati ta largojë pas 2 golave dhe 2 asisteve në 25 ndeshje me madrilenët. Kampionët e La Ligas shpenzuan 60 milionë euro për ta marrë nga Frankfurti, por Joviç ka dështuar të lërë shenjën e tij në Madrid. Milan është favoriti kryesor për ta marrë sulmuesin serb në skuadër, pasi tek kuqezinjtë do ribashkohej me ish-shokun e tij tek Frankfurti, Ante Rebiç. Gjithsesi “AS”, “El Mundo Deportivo” dhe “Corriere Dello Sport” zbulojnë se drejtuesit e Napolit janë takuar me agjentin Fali Ramadani, për të diskutuar për situatën e Luka Joviç.

Ramadani e njeh Napolin mirë, pasi përfaqëson dy lojtarë të kësaj skuadre, Nikola Maksimoviçin dhe Kalidu Kulibalin. Leiçester Siti dhe Çelsi gjithashtu po monitorojnë situatën e Luka Joviç, kartoni i të cilit kushton diku tek 50 milionë euro.

jovic.real.madrid.2019.201.750x450

Related posts

REKORDI I LENJANIT NË ZVICËR/ Tifozët shkaktuan tërmet me festimet, ja sa larg është ndjerë

Delo.autor

Sebino Plaku kthehet në “mollë sherri”, klubi i Superiores sfidon Kukësin

Sadik.Autor

MARTIAL NDALET NGA NJË PRITJE E “”ÇMENDUR”/ McTominay dhe Rashford shënojnë për “Djajtë e Kuq” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment