Gossip Sport

Ronaldo lë pas Kim Kardashian vetëm për diçka…

Cristiano Ronaldo është ‘mbret’ në rrjetin social “Instagram”. Ylli i Real Madrid ka 125 milionë ndjekës, duke ‘mposhtur’ edhe femrën më të klikuar në internet, Kim Kardashian. 37-vjeçarja amerikane ka plot 111 milionë ndjekës në profilin e saj, ku poston foto të ndryshme, përfshirë edhe ato sensuale ku tregon format bombastike të fizikut të saj.

Bukuroshja pavarësisht moshës vazhdon të pushtojë median me trupin e saj seksi dhe jo vetëm. Pasi, në pasarelat e bukurisë në botë janë bërë pjesë edhe motrat e saj, Khloe dhe Kylie me Kendall Jenner. Të katra motrat kanë marrë vëmendje të madhe nga mediat sociale dhe ato të shtypura për shkak të bukurisë dhe lajmeve që prodhojnë.

Mirëpo, Kim nuk ka arritur që të mundë sulmuesin e Real Madrid në garën për “ndjekës” në rrjetin social më të përdorur nga të rinjtë, siç është Instagram. Pak vite më parë Kim dhe Cristiano flitet të kenë patur një romancë së bashku, e cila nuk ka zgjatur shumë. Portugezi tashmë është në një lidhje që nga viti 2016-të me Georgina Rodriguez, me të cilën ka edhe një vajzë, që quhet Alana Martina ndërsa Kim është e martuar me reperin afrikano-amerikan, Kanye West. Modelja 37-vjeçarre ka tre fëmijë me të, Saint, North dhe Chicago West. /

Related posts

ËSHTË TIFOZE E “ZJARRTË” E ROMËS/ Emily Ratajkowski “mahnitëse” me pozat e “nxehta” në Instagram (FOTO)

Delo.autor

NJË VIT NGA VDEKJA E YLLIT TË FIORENTINËS/ Prokuroria e Firences ka mbyllur hetimet, ja fajtorët

Delo.autor

VITI 2020 DËSHTIM TOTAL/ Partizani 6 pikë larg vendit të dytë dhe rrezikon…

Delo.autor

Leave a Comment