Futboll Seria A Sport

TENSION I MADH TEK LAZIO/ Shtohen dhimbjet e kokës për Inzaghin para ndeshjes me Juventus

Tensioni në skuadër ka kapur yjet, duke qenë se edhe pas barazimit me Udinezen raportohet për një tjetër përballje të ashpër mes lojtarëve dhe stafit në dhomat e zhveshjes. Por sikur të mos mjaftonte kjo, për Simone Inzagin dhimbjet e kokës bëhen më të mëdha, teksa sheh edhe listën e mungesave në repartin e mbrojtjes, por edhe ata që duket se do të mund të luajnë nuk janë në 100 për qind të formës.

Në pritje të transfertës me Juventusin, një tjetër që ka ngritur flamurin e bardhë është Stefan Radu. Rumuni, i cili është ndalur si rrjedhojë e një tërheqjeje muskulore në pulpë, u shtohet mungesave të sigurta të Marusiçit, Luliçit, Patrik dhe të riut Moro, pa harruar edhe të të dëmtuarit Leiva e Korrea.

Por edhe seanca e djeshme ishte shumë e rëndë për t’u çuar deri në fund, duke qenë se Kataldi, Alberto, Xhoni e Lukaku u stërviten vetëm në palestër, si rrjedhojë e ngarkesës së madhe fizike.

Ndërkohë, edhe dy prej titullarëve të tjerë të mbrojtjes shqetësojnë shumë: Luis Felipe ka ende shqetësime pas një tërheqjeje, ndërsa Açerbi ka një ematomë në gju, kurse Vavro është me pubalgji. Me pak fjalë, një buletin lufte për Inzagin përpara Juves.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Në pritje të ish-mesfushorit të Juventus, Apolonia e nis me një emër të njohur në pankinë

Delo.autor

DO TË LARGOHET NGA MILAN/ Portieri drejt kalimit në kampionatin spanjoll tek klubi…

Delo.autor

E BUJSHME/ Objektivi i Milanit: Klubi im i ri jo domosdoshmërisht duhet të luajë në…

Delo.autor

Leave a Comment