Futboll Sport

GOLA DHE ASISTE/ Çalhanoglu në version “gjerman”: Luajmë për të, sekreti ynë është… trajneri

Pa dyshim mes më të mirëve për Milanin, sidomos në rinisjen e sezonit pas ndalesës së detyruar për shkak të Koronavirusit. Hakan Çalhanoglu bën modestin dhe vendos ekipin para vetes, pavarësisht se deri tani sezoni i tij flet për 6 asiste dhe 7 gola, më mirë sesa bënte 7 vite më parë kur luante akoma për Hamburgun në Bundesligën gjermane.

Në një deklaratë për “SKY”-n, duke analizuar momentin e Milanit, ai tha se: “Jam i lumtur dhe uroj të ruajmë këtë ritëm. Kemi zhvilluar disa ndeshje me këtë skemë dhe kjo ka rëndësi për ekipin. Nuk e kemi pasur të lehtë duke luajtur çdo dy ditë, por nëse vendosin zemrën, mund t’ia dalim të kualifikohemi në Ligën e Europës”.

Meritat i takojnë Stefano Piolit, sipas mesfushorit turk. Trajneri me sa duket është çelësi i ecurisë kuqezi, siç konfirmon edhe Çalhaniglu. “Trajner Pioli më ka dhënë liri për të luajtur ku dhe si të dua.

Kam leje për të bërë rrëmujë. (qesh) Me trajnerin flasim shpesh edhe jashtë fushe e më ka ndihmuar shumë. Luaj edhe për të, sepse është një person shumë i rëndësishëm për mua dhe të gjithë shokët. Jemi krenarë që kemi një trajner të tillë”, përfundoi deklaratën e tij Hakan Çalhanoglu.

Related posts

BARAZIM PA GOLA/ Ndeshje dramatike. Chelsea dhe Tottenham ndajnë pikët

Delo.autor

“KURRË NUK DO LUAJA PËR GREQINË”/ Strakosha rrëfen lidhjen e veçantë me Shqipërinë: U rritëm duke…

F.autor

ELIMINIMI NGA “EURO 2020″/ Zbulohet fjalët e teknikut Enrique drejtuar yllit Morata para goditjes së 11-metërshit

Delo.autor

Leave a Comment