Futboll La Liga Sport

HABIT/ Setien: E shikoj veten tek Barcelona sezonin tjetër, meritat për La Ligan t’i shkojnë…

Edhe pse Barcelona po shikon teksa i ikën titulli kampion nga duart këtë sezon në La Liga, trajneri Kike Setien është besim plotë se do të qëndrojë tek katalanasit. Setien pret që të jetë trajner i Barcelonës edhe për sezonin tjetër, pavarësisht dështimit në La Liga këtë sezon.

barcelona-e1575975860422

Setien zëvendësoi Valverden në janar, ku nënshkroi kontratë për dy vite e gjysëm me blaugranasit. Por Setien ka dështuar të kontrollojë yjet e tij në skuadër ku shpesh herë është folur për krisje mes tij dhe disa lojtarëve kryesorë tek Barcelona. Setien beson se do jetë sërish në stolin e Barcelonës edhe sezonin tjetër. “Sigurisht që e shikoj veten tek Barcelona sezonin tjetër”, i tha gazetarëve Setien. “Realiteti është që pritshmëritë nuk janë arritur ende, por puna është ajo që duhet vlerësuar. Unë sigurisht që mendoj për vazhdimin e sezonit tjetër”.

Setien u pyet edhe për dështimin në La Liga. “Unë marr pjesën time të përgjegjësisë, por jo të gjithë pjesën. Më shumë meritat duhet ti shkojnë Real Madridit që fitoi të gjitha ndeshjet”, përfundoi Setien.

Related posts

PLAS NË KOSOVË/ Shpërthen dhuna në stadiumin “Fadil Vokrri”, përleshje mes tifozëve të Dritës dhe Gjilanit (VIDEO)

Delo.autor

“ÇMENDURIA” E MERKATOS/ Neuer drejt kalimit në Premier League tek klubi i madh…

Delo.autor

“AI ËSHTË SHOKU IM, KA QENË KAPITENI…”/ Buffon flet mbi zgjedhjen e Contes: Ai duhet të vlerësohet nga tifozët pasi…

Delo.autor

Leave a Comment