Futboll Seria A Sport

E BUJSHME/ Inter përgatit goditjen dyshe në Premier League, synohet një sulmues dhe një mbrojtës

Çelsi ka refuzuar një ofertë të Interit prej 20 milion eurosh për mbrojtësin Emerson Palmieri, por zikaltërit janë të gatshëm ta rrisin ofertën në 30 milion euro nëse në marrëveshje futet edhe sulmuesi Zhirud. Emerson është zgjedhja e parë e Interit për krahun e majtë të mbrojtjes, por “Tuttosport” pretendon se Çelsi kërkon 30 milion euro për mbrojtësin.

celsi emerson zirud

 

Gjithsesi Interi mund ta rrisë çmimin nëse në tratativa përfshihet edhe sulmuesi francez Zhirud. Edhe pse ka rinovuar kontratën me klubin londinez francezi e ka pothuajse të sigurtë largimin pas ardhjes së sulmuesit Timo Verner.

Inter e ka bërë afrimin e parë të verës në mbrojtje pasi nënshkroi me Hakimin për 45 milion euro, dhe tani kërkon të blindojë edhe krahun e majtë të mbrojtjes me Emersonin që ngelet i preferuari i Kontes.

Related posts

“SULMUESIT DUHET TË BËJNË PUNËN E TYRE”/ Sarri: Largimi nga Juventus? Një pilot i F1 nuk ka frikë nga shpejtësia

Delo.autor

KASTRIOTI-PARTIZANI/ Vendoset baraspesha, Jasir Asani shënon për skuadrën e Dajës (VIDEO)

Delo.autor

E FUNDIT/ Milani nis me shkarkimet, trajneri…

Delo.autor

Leave a Comment