Futboll Seria A Sport

I VODHËN SHTËPINË/ Ribery del me deklaratën shokuese dhe tremb Fiorentinan!

Nuk ishte një fundjavë e lehtë për Franck Ribery, i cili pas fitores kundër Parmës, u kthye në shtëpinë e tij në një qytet në periferi të Firencës dhe e gjeti të kthyer përmbys nga hajdutët.

Fiorentina, furto a casa Ribery. Villa messa a soqquadro, "Ora ...

Një ngjarje që preku shumë lojtarin francez, aq sa për të publikuar një postim që madje sugjeron mundësinë e divorcit nga klubi vjollcë për shkak të historisë.

Këtu është përkthimi i postimit të tij në mediat sociale, pasi ish-ylli i Bayern e ka shkruar në frëngjisht: “Duke u kthyer nga kjo fitore kundër Parmës, u ktheva në shtëpi. “Në shtëpi ” në Itali, vendi ku vendosa të transferohem dhe të vazhdoj karrierën time pas shumë vitesh të bukura të kaluara në Mynih. Por, ja se çfarë gjeta (foto e postuar). Kështu që, gruaja ime ka humbur disa çanta dhe disa bizhuteri por faleminderit Zotit nuk është thelbësore”.

Ribery, altra brutta notizia: i ladri gli svaligiano casa - Tuttosport

“Ajo që më trondit është ndjesia të jesh i prekshëm, nuk e pranoj këtë. Si duhet të ndjehem sot pas asaj që ndodhi? Unë nuk vrapoj pas milionave, faleminderit Zotit që nuk humbas asgjë dhe prapë mund të vrapoj pas një topi, pasioni im. Por pasioni apo jo, familja ime vjen e para dhe ne do të marrim vendimet e nevojshme për mirëqenien tonë”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Largimi i parë vjen tek Tirana, prish kontratën me klubin mbrojtësi…

Delo.autor

SEVILLA-BARCELONA/ Përfundon pjesa e parë: Ja raset dhe golat (VIDEO)

Delo.autor

HIDHET SHORTI PËR SEZONIN E RI NË CHAMPIONS/ Ja kundërshtarët më të frikshëm për Juventusin e Ronaldos

Delo.autor

Leave a Comment