Futboll Seria A Sport

“NE DUHET TË INSISTOHEMI PËR OBJEKTIVAT QË KEMI”/ Pioli: Nuk merakosem për të ardhmen time, por të Milanit

Stefano Pioli po merr rezultate pozitive, ka krijuar një Milan simpatik, por kokën e ka “në satër”. Të gjithë e dinë se drejtuesit e klubit kanë kontaktuar me gjermanin Ragnick, për t’i besuar stolin kuqezi sezonin e ardhshëm. Një situatë aspak profesionale, që me siguri e ka bërë trajnerin italian të ndihet si në “gjemba”. Megjithatë, ai thotë se nuk mendon për të ardhmen:

Të gjithë duhet të ndjehen të rëndësishëm, të futemi në fushë me qëndrimin e duhur. Ne duhet të insistojmë për objektivat që kemi. Kanë mbetur edhe 8 ndeshje, renditja është shumë e ngushtë, por ende nuk jemi të kënaqur me pozicionin tonë. Situata ime? Thjesht dua të arrij deri në fund të sezonit, duke e ditur se kam dhënë më të mirën time në një klub si Milani. Nuk mendoj për të ardhmen, por për ndeshjet e ardhshme. Me punën që kemi bërë në këto muaj, e meritojmë ta përfundojmë më mirë kampionatin, pastaj do të shohim”.

Related posts

TEUTA-VLLAZNIA/ Portieri Adili shpëton golin në vijën fatale pas goditjes së Hebajt, vuajnë shkodranët (VIDEO)

Delo.autor

Anglia nuk ikën e qetë nga Botërori, federata e “Tre Luanëve” përballet me FIFA-n

Isa.Autor

2 largime dhe 6 blerje, ja planet e Milan në merkato…

Sadik.Autor

Leave a Comment