Futboll Seria A Sport

INTER ME HAPA TË QARTA PËR TË ARDHMEN/ “Zikaltërit” kontratë e re dhe huazim për “xhevahirin” e tij

Interi pritet ti ofrojë Sebastiano Espositos një kontratë të re dhe ta dërgojë sulmuesin në huazim tek Torino ose Parma, por refuzon tentativën e Atalantës për ta blerë lojtarin. Esposito mbushi 18 vjeç vetëm tre javë më parë dhe është nën kontratë me zikaltërit deri në qershor të vitit 2022.

esposito

Sipas “Sky Sport Italia” dhe “Calciomercato.com” Interi po mendon ta huazojë sulmuesin e ri në mënyrë që të ketë më shumë minuta në dispozicion. Esposito tashmë e ka realizuar golin e parë në Serinë A si dhe ka bërë paraqitje në Ligën e Kampionëve, Europa Ligë dhe Kupën e Italisë dhe opsioni i një ekipi të Serisë B nuk do konsiderohet si mundësi për ta huazuar. Atalanta shprehu interes për ta blerë përfundimisht 18 vjeçarin, por Interi refuzoi pasi nuk do ta humbasë talentin e tij.

Torino është skuadra favorite për ta marrë Espositon në huazim, me Parmën që është një tjetër alternativë .

Related posts

ISH E DASHURA E RONALDINJOS I HEQ TË GJTHA/ FOTOT po bëjnë “NAMIN” në rrjet

Isa.Autor

SOUTHAMPTON – MAN CITY/ City kërkon fitoren për të mbetur në garën për titull (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

“EURO 2020″/ Autogoli i çuditshëm nga mesfusha, portieri Simon bën gafën e vitit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment