Futboll Seria A Sport

INTER MENDON GODITJE TË MADHE/ Trajneri Conte nis punën të bindë drejtuesit për mesfushorin…

Interi po mendon lëvizjen e madhe në merkato. Skuadra zikaltër synon që të afrojë mesfushorin N’Golo Kante në Milano. Antonio Conte e pëlqen shumë kampionin e botës dhe shpreson që klubi të sakrifikojë për të.

Numri një i stolit duhet të bindë drejtuesit që të marrin në Itali mesfushorin francez. Rroga e futbollistit peshon shumë, pasi francezi paguhet mjaft mirë te blutë e Londrës. Një lëvizje e tillë do të sillte shumë cilësi në mesfushën e zikaltërve.

29-vjeçari nga krahu tjetër nuk e sheh me skepticizëm një largim nga Londra. Ai mund të kërkojë një aventurë të re në një kampionat tjetër. Frank Lamoard nuk e konsideron si të pashitshëm Kanten.

Related posts

TIFOZË NISIN REVOLTËN/ Miliarderi amerikan bëhet pronari i vetëm i ARSENALIT

Isa.Autor

Të gjithë kundër Icardi-Wanda: Duhet t’ju vijë turp!

Q.Autor

PO BËHET VIRALE/ Ka parashikuar saktë ndeshjet e EURO 2020, luani zgjedh fituesit e sfidave të sotme (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment