Futboll Seria A Sport

FITORE SPEKTAKOLARE/ Milan mposht Bolognan me “POKER” dhe merr sërish kreun e kampionatit

AC Milan ka shënuar fitoren e radhës në udhëtim ndaj Bolognas në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në Serie A.

“Festivalin” e golave e hapi Leao në minutën e 16-të të ndeshjes, ndërsa katër minuta më vonë, Bologna mbeti me 10 futbollistë në fushë pasi Soumaoro u ndëshkua me karton të kuq.

Më pas, Calabria e dyfishoi epërsinë e vendasve në minutën e 35-të të ndeshjes, shkruan Gazeta Express.

Pjesa e dytë nisi furishëm për Bolognan që arritën ta barazonin rezultatin brenda tre minutave.

Fillimisht Ibrahimovic shënoi autogol në minutën e 49-të, kurse tre minuta më vonë Barrow barazoi rezultatin.

Në minutën e 58-të Soriano u ndëshkua me karton të kuq direkt duke e lënë Bolognan me nëntë lojtarë në fushë.

Bennacer realizoi për 2:3 në minutën e 84-të, kurse Ibrahimovic në të 90-tën për 2:4.

Me këtë fitore, Milan shkon në kuotën e 25 pikëve në vendin e parë, një më shumë se Napoli që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Related posts

Chelsea – Tottenham, publikohen formacionet e derbit të “Londrës”

Sadik.Autor

SFIDA SURPRIZË NË VERË/ UFC ka një plan sekret për McGregor

Delo.autor

LIVE/ Portugal-Switzerland, Ronaldo dyfishon epërsinë për portugezët

Delo.autor

Leave a Comment