Futboll Seria A Sport

“JE ARBITËR I DOBËT”! Stadiumi bosh dënon lojtarin me dy ndeshje skualifikim

Roberto Soriano është viktima e radhës nga stadiumet e boshatisura dhe pa tifozë në kohën e pandemisë… Mesfushori i Bologna është pezulluar me dy deshje në Serie A.

Kjo është masa më e rëndë e vendosur nga Disiplina, pas ndeshjeve të javës së 30-të. Mesfushori italo-gjerman ishte dëbuar në minutën e 57-të të ndeshjes së djeshme kundër Interit pasi i ishte drejtuar gjyqtarit me “një shprehje mosrespektimi”.

Pas ndeshjes, në bisedën e tij me drejtorin sportiv të Bologna, Pairetto u shpreh se fjalia që dëgjoi nga Soriano ishte “je i dobët!”.

Në mesin e lojtarëve të tjerë të dëbuar, u përcaktua një ditë skualifikimi për Bastonin e Interit dhe Carbonin e Cagliarit, i cili gjithashtu vuan një karton të verdhë.

Inter-Bologna, Pairetto: "Soriano mi ha dato dello scarso" - La ...

Sidoqoftë, Cionek i SPAL, D’Ambrosio i Interit, Demme dhe Koulibaly nga Napoli, Palomino i Atalantas, Pezzella i Fiorentinas dhe Sema i Udinese janë skualifikuar pasi ishin paralajmëruar me 4 të verdhat e koleksionuar.

Listës i shtohen De Ligt dhe Dybala të Juventus, Djuricic i Sassuolos, Izzo i Torinos dhe |Tachtsidis i Lecce.

Related posts

TIRANA PËRGATI BLERJEN E BUJSHME/ Presidenti Halili gati të shpenzojë shumë të majme për…

Delo.autor

Bayern Munich-Real Madrid, bum kërkesash për bileta nga bavarezët

Sadik.Autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Buffon mbërrin në Torino, ja kur do të zyrtarizohet

Delo.autor

Leave a Comment