Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Piloti Bottas: Shumë presion për një fitore, makina e sigurisë “aleate” e Lewis

Sezoni 2020 në Formula 1 nisi me një fitore për pilotin finlandez Valtteri Bottas, që ishte superior shokut të tij të skuadrës te Mercedes, Lewis Hamilton, gjatë gjithë fundjavës. Bottas siguroi të shtunën “pole position” dhe më pas të dielën e dominoi garën dhe e fitoi atë.

“Ishte një garë ku presioni ndaj meje ishte shumë i madh. Gjatë garës makina e sigurisë hyri disa herë në pistë dhe kjo nuk është e lehtë për një pilot që kryeson, pasi i duhet të mbrohet nga sulmet e rivalëve dhe Hamilton e pati një ndihmë”, tha Bottas.

“Hamilton pati disa mundësi për të më parakaluar, por nuk ia doli dot mbanë. Gjithsesi, nuk ka mënyrë më të mirë ëpr të nisur sezonin se sa me një fitore. Kjo fitore më motivon edhe për garën e dytë këtu në Austri”, tha Bottas.

Dy garat e para sezonale të Formula 1 do të zhvillohen në pistën austriake të Zeltweg.

Related posts

NUK KA NDËRMEND TË TËRHIQET/ Joachim Low: Nuk rri përjetë tek Gjermania, Real Madrid është…

Isa.Autor

“PO DIGJESHIN GAZETARET BUKUROSHE SHQIPTARE”/ Media serbe gjen shkakun e lojës së dobët Crvena Zvezdës-Tirana

Delo.autor

ZBULOHET E DASHURA E ARMANDO BROJËS/ Ja kush ia ka marrë zemrën yllit të futbollit shqiptar (FOTO)

F.autor

Leave a Comment