Futboll La Liga Sport

“JEMI KAMPIONË”/ Ramos zbulon të ardhmen, tregon marrëdhënien e veçantë me Zidane!

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos, ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në fitimin e titullit të 34 kampion në Spanjë. “Los Blancos” mbyllën llogaritë me fitoren kundër Villarealit me rezultatin 2-1, ndërsa mbrojtësi i dha shokut të tij Benzema të gjuante penalltinë.

“Jemi kampionë, madrilenë. Ia dolëm të fitojmë titullin në vitin më të vështirë të jetëve tona. Në momentet më të çuditshme do te kujtojmë këtë sukses. Në kohë të mira dhe aspak të tilla, me stadiumet bosh dhe heshtjen shurdhuese pa mbështetjen tuaj.

“Jemi kampionë, kampionët e Spanjës. E ardhmja? Do të qëndroj te Reali për aq kohë sa dëshiron presidenti Perez. Jam i lumtur dhe dua ta përfundoj karrierën te kjo skuadër. Zidane? Ai është çelësi i suksesit, kapiteni i anijes.

“I ka transmetuar shumë siguri të gjithë lojtarëve, jemi ndjerë shumë të mbrojtur me të në stol. Kemi besim absolut te trajneri“, tha mbrojtësi që ka fituar 5 herë titullin me fanellën e Realit.

Related posts

Lucas Moura shënon golin e parë për Tottenhamin

Q.Autor

Pellegrini rikthehet në Angli, pranë firmës me skuadrën e “shejtorëve”

Sadik.Autor

I JEP FUND AVENTURËS NË RUMANI/ Mesfushori shqiptar rikthehet në Itali tek…

Delo.autor

Leave a Comment