Futboll Seria A Sport

MAKINERI GOLASH/ “Djalli” me “maskë” më i miri i dekadës

Ia kanë marrë dorën të gjithë tashmë. Milani anemik i fillimsezonit është histori e vjetër, ashtu si problemi në planin realizues. Me zbarkimin e Zlatan Ibrahimoviçit, skuadra ka gjetur disa siguri dhe gola. Me 20 gola të shënuar, kuqezinjtë janë sulmi i tretë më pjellor në Serinë A, teksa para tyre qëndrojnë Atalanta (24) dhe Sasuolo (21). Mjaftuan 7 ndeshje, megjithatë rritja e të besuarve të Piolit është e habitshme.

Deri para pandemisë, kuqezinjtë jo vetëm që nuk shënonin në pjesët e dyta, por shpesh edhe ndëshkoheshin. Ajo që shtang është ecuria sepse deri në ndalesën e Serisë A ekipi shënonte mesatarisht një gol për ndeshje, ndaj edhe u deshën 20 javë për 20 realizime. Pas pandemisë gjithçka ndryshoi dhe të njëjtit ekip iu deshën 7 javë për të njëjtën shifër realizimesh. Nga këta 20 gola të dytë, 16 kanë ardhur në fraksionet e dyta të ndeshjeve, teksa falë dhjetë prej tyre janë përmbysur rezultatet e sfidave me SPAL-in, Juventusin, Napolin dhe Parmën.

SHËNOJNË TË GJITHË — Me rritjen e numrit të realizimeve është rritur edhe ai i golashënuesve. Janë plot 9 kuqezinjtë që kanë mundur të shënojnë të paktën një herë që pas rinisjes së Serisë A dhe bëhet fjalë për Kastijehon, Kesin, Leaon, Bonaventurën, Ibrahimoviçin, Teo Hernandezin, Rebiçin, Çalhanoglunë dhe Romanjolin.

milani

Edhe në këtë rast ka disa të dhëna vendimtare. Për të regjistruar 9 lojtarë në tabelën e golashënuesve Milanit iu desh edhe gjithë faza e parë teksa ajo ndaj Parmës ishte sfida e shtatë radhazi që kuqezinjtë shënonin dy gola. Kjo aktuale është ecuria më e mirë realizuese për kuqezinjtë që nga viti 2009 kur ndeshjet radhazi me nga dy gola të shënuar ishin tetë. Në dekadën e fundit asnjë trajner kuqezi nuk ka pasur një ecuri më të mirë, madje as Milani kampion Italie që në skuadër, përveç Ibrës, kishte edhe Paton apo Robinjon.

Related posts

VLLAZNIA PËRFORCON MESFUSHËN/ Shkodranët zyrtarizojnë afrimin e ish-lojtarit të Kukësit dhe Laçit…

Delo.autor

Messi nuk di të ndalet, gati të thyejë rekordin e Pele

Q.Autor

CHAMPIONS LEAGUE/ Napoli sfidon Barcelonën, Chelsea pret Bayern Munich

Delo.autor

Leave a Comment