Futboll Sport

JUVENTUS NË KRYE/ Ja klubet me më shumë tituj në 5 ligat kryesore europiane

Juventusi fitoi të dielën e kaluar titullin e 36-të të tij, duke mposhtur Sampdoria 2-0. Bardhezinjtë e shohin veten mes klubeve më të suksesshme europiane në këtë drejtim. Më poshtë po ju njohim me podiumin e klubeve më të suksesshme në top-5 ligat e kontinentit tonë: Francë, Angli, Spanjës, Gjermani dhe Itali. Ju mund të mësoni se cilët janë tri klubet me më shumë tituj kampioni të fituar në ligat e sipërcituara. Interesant është fakti se Juventusi ka po aq tituj sa dy klubet rivale të Milanos së bashku, Interi dhe Milani. Në Francë, dy rivalët e mëdhenj, PSG dhe Marseille, kanë numër të barabartë titujsh kampioni, nga 9 të tillë, një më pak se Saint-Etienne.

Në Spanjë dominon Real Madridi, me 8 tituj më shumë se katalanasit. Në Gjermani dominon thellësisht Bayern Munic, me 30 tituj, ndërsa dy ndjekësit më të afërt nuk kanë as nga 10 të tillë deri tani. Diferenca nuk është kaq e thellë në Angli, ku “Djajtë e Kuq” kryesojnë me 22 tituj, të ndhekur nga “Reds” dhe “Topçinjtë”. Më poshtë, në mënyrë grafike mund të zbuloni detajet në këtë drejtim, teksa Juventusi qëndron në krye, nëse bëjmë një listë të klubeve me më shumë tituj në pesë ligat kryesore europiane. Bardhezinjtë kanë 36 tituj, teksa ndiqen nga “Los Blancos” dhe bavarezët me nga 34 dhe 30 tituj secilët, respektivisht.


Franca

Saint-Etienne – 10 tituj
Olympique Marseille – 9 tituj
PSG – 9 tituj


Italia

Juventusi – 36 tituj
Interi – 18 tituj
Milani – 18 tituj


Anglia

Manchester United – 20 tituj
Liverpool – 19 tituj
Arsenal – 13 tituj


Spanja

Real Madrid – 34 tituj
Barcelona – 26 tituj
Atletico Madrid – 10 tituj


Gjermania

Bayern Munich – 30 tituj
Borussia Dortmund – 8 tituj
Nuremberg – 9 tituj

Related posts

ROMA-JUVENTUS/ “Zonja e Vjetër” synon trofeun e 9 radhazi

Delo.autor

Trajneri rus i kthehet gazetarit: Të të vijë turp, je dhe grek

Isa.Autor

LIVE/ “Liga e Kampionëve”: Mungon prekja e “artë, Salah një hap afër golit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment