Futboll Sport

Skënderbeu dhe “betaja” e fundit me të vërtetën

Skënderbeu sot në provën e fundit përballë së vërtetës dhe makthit sa i takon ecurisë sesi do të vijojë aventura e korçarëve pas vendimit të UEFA-s. Pas seancës së parë në Komisionin e Etikës dhe Disiplinës, sot përfaqësuesit e Skënderbeut do të jenë në Nion të Zvicrës ku do të marrin pjesë në Komisionin e Apelit ku përballë trupit të UEFA-s do të shtrojnë edhe një herë pretendimet e tyre për të hedhur poshtë akuzat që vijnë nga organi më i lartë i futbollit europian.

Përveç presidentit Takaj dhe zyrës ligjore zvicerane, do të jenë në këtë seancë dëgjimore edhe dy figura të njohura për Skënderbeun. Ish-kapiteni, Bledi Shkëmbi dhe mesfushori Sabien Lilaj, ndërsa do t’u bashkohet përmes një videokonference edhe Bakari Nimaga. Duke parë zhvillimet e fundit dhe cungimin e dosjes Skënderbeu, e cila nga 106 faqe tashmë ka përfunduar vetëm me 24 të tilla, lihet të kuptohet se UEFA nuk është më aq e bindur për përfshirje të Skënderbeut në skemat e trukimit të ndeshjeve dhe situata duket disi e lëkundur. Kjo në përputhje me sinjalet që vijnë nga studioja ligjore.

Related posts

3,5 MILIONË EURO/ Njihuni me shtëpinë e re të Haaland, luks i paparë, ia blen…Pogba-s

F.autor

PRAPASKENA/ Ibra: Te INTERI qeshnin me mua, nuk më besuan kur u thashë se…

Isa.Autor

Joshua i uritur për triumf/ Boksieri ultimatum Wilderit: Dy javë kohë për kontratën

Sadik.Autor

Leave a Comment