Futboll Seria A Sport

JUVENTUS REALIZON GODITJEN E PARË NË MERKATO/ Partneri i CR7 në sulm vjen nga Madridi

Juventus është një nga skuadrat e pakta europiane që ka realizuar goditjen e parë në merkato. Klubi bardhezi është përshëndetur me Pjanic dhe i ka hapur derën Arthur, por për të krijuar një skuadër kompetitive duhet përforcuar edhe reparti i sulmit.

Sipas Don Balon, Juventus duket se është vënë në kërkim të partnerit të CR7 në sulm. Portugezit i duhet një shok reparti që të lehtësojë depërtimet e tij dhe ato të Dybala.

Në kohën e Real Madrid, Ronaldo mund të mbështetej te klasi i madh i Benzema, por nuk do të jetë francezi që do të transferohet në Torino. Drejtuesit bardhezinj, në fakt, duket se kanë vënë në shënjestër Luka Jovic.

Serbi 22-vjeçar është transferuar në Madrid për 60 milionë euro, por nuk ka bindur në Bernabeu. Partici do të donte ta huazonte me detyrimin e blerjes.

Gjithçka do të varet nga çmimi që do të vendosin Los Blancos, por  Don Balon ka folur për një shifër të përafërt me 40 milionë euro.

Related posts

CHAMPIONS CUP/ Chelsea-Lyon: Golat nuk janë një garanci, luhet taktikisht

Isa.Autor

PIKA E TITULLIT/ Ja pse barazimi në derbi ishte si fitore për bardheblutë e Tiranës

Delo.autor

Buffon: Superkupa s’do jetë TROFEU im i FUNDIT, Mbappe si PELE e MARADONA

Isa.Autor

Leave a Comment