Futboll Kategoria Superiore Sport

TIRANA ISHTE NË AVANTAZH/ Por “goditej” fitorja e Bylisit, si u parashikua mrekullia ballshiote nga bastet

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin nuk e harron”. Kjo shprehje popullore i shkon shumë për shtat futbollit shqiptar, i cili nuk mund të heqë dorë nga shfaqjet e shëmtuara, për të cilat jemi bërë shembull ndëshkimi edhe në arenën ndërkombëtare. Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Bylisit dhe Tiranës ka risjellë në skenë ndeshjet e çuditshme dhe dyshimet e forta.

Duke ditur se jetojmë në një epokë të re, post-“COVID-19”, Bylis-Tirana, takim i zhvilluar dje në stadiumin “Adush Muça” riktheu virusin e vjetër të futbollit shqiptar dhe kryesisht të Kupës së Shqipërisë, ku ndeshjet e këtij kompeticioni gjithmonë kanë prodhuar dosje për sfida të dyshimta. “Estrada e Ballshit” dha dje një shfaqje në një stadium të boshatisur, por që u ndoq drejtpërdrejt nga shumë sy nëpërmjet ekraneve të televizionit.

LËVIZJA E KOEFICIENTEVE

Bylis-Tirana pati elemente të një ndeshjeje të dyshimtë, ku përveç paraqitjes së aktorëve të fushës, rezultati vërtetohet edhe nga lëvizjet e çuditshme të koeficienteve të kompanive të basteve, por edhe të kompanive vendëse që operojnë në mënyrë ilegale, pasi dihet se bastet sportive janë të ndaluara në Shqipëri. Sipas kuotave fillestare, Tirana ishte favorite për ta fituar ndeshjen, me një koeficient 1.8, ndërsa suksesi i vendësve ishte me koeficient katër.BYLIS

Por, duke parë rrjedhën e ngjarjeve, koeficientet lëvizën shumë, madje edhe pse Tirana e mbylli pjesën e parë në avantazh, para fillimit të pjesës së dytë shikohet një ulje e koeficientit të fitores së Bylisit, gjë e cila tregon se është goditur nga bastexhinjtë përmbysja e vendësve, gjë e cila ndodhi. Madje, kompanitë ilegale vendëse pas barazimit 1-1 e hoqën ndeshjen nga bastet “live” duke bllokuar koeficientet. Humbja e penalltisë nga Bylisi në fund të ndeshjes është një tjetër episod që shton dyshimet se ndeshja ka qenë e çuditshme. Për këtë takim ka pasur edhe një prognozë që nuk bëheshin më shumë se tre gola dhe këtu të lindin sërish dyshime për një penallti të shpërdoruar nga Goxha. Ajo që e bën më të mjegullt pasqyrën e kësaj ndeshjeje, janë deklaratat e dhëna nga presidenti i Tiranës, Refik ‘ Halili, pas ndeshjes, si dhe trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan, i cili deklaroi se për të gjuajtur penalltinë kishte caktuar Ujkën, por u ekzekutua nga një tjetër lojtar.

Ndërkaq, “Procesi Sportiv” në pushim të ndeshjes publikoi një foto të koeficienteve të takimit, ku megjithëse Tirana ishte në avantazh, koeficientin për të fituar ndeshjen e kishte më të ulët Bylisi. E thënë ndryshe, bastexhinjtë vazhdonin të “godisnin” fitoren e Bylisit që gjendeshin në disavantazh 1- 0, kishte përballë ekipin më të fortë të kampionatit dhe kishte vetëm 45 minuta kohë në dispozicion.

106974978_3257765720951536_7989944720146178768_n

Faksimile e një faqeje që mendohet se është kompani bastesh ilegale, publikuar nga “Procesi Sportiv” në fund të pjesës së parë, ku tregon se paçka se Tirana udhëhiqte 0-1 në Ballsh, kuotat parashikonin se Bylisi ishte favorit për të fituar krejt takimin.

Related posts

BYLIS-VLLAZNIA/ Ndeshje e “çmendur” në Ballsh, shënohen 3 gola në 7 minuta (VIDEO)

Delo.autor

BOTËRORI/ Fati i “buzëqesh” Argjentinës nga penalltitë, Messi me shokë në gjysmëfinale

F.autor

FORMULA 1/ Rusia refuzon shkëmbimin e garave, në Shanghai merret vendimi ekstrem

Delo.autor

Leave a Comment